Festat, policia rit gatishmërinë në Tiranë
29/12/2009 Masa të veçanta në qendrat tregtare dhe bulevardet kryesore të kryeqytetit
Blindohen ambasadat, kontroll edhe drejtuesve të mjeteve
TIRANE- Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash për të garantuar qetësinë publike, si dhe për të parandaluar ngjarje të mundshme kriminale gjatë festave të fundvitit. Nëpërmjet një deklarate për shtyp mësohet se strukturat e Drejtorisë së Policisë së qarkut Tiranë, në zbatim të përgjegjësive ligjore, kanë planifikuar dhe marrë masa për parandalimin e ngjarjeve kriminale apo ngjarjeve të tjera që cenojnë rendin e qetësisë publike. “Masa të veçanta janë planifikuar në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe goditjes në kohë të çdo lloj tendence kriminale, rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të ngjarjeve aksidentale, sigurimin e rendit dhe qetësisë në të gjithë territorin e qarkut të Tiranës e në veçanti në qendrat tregtare, bulevardet dhe sheshet kryesore si dhe në lokalet ku qytetarët do të festojnë ndërrimin e viteve”,- thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar dje nga policia e kryeqytetit. Gjithashtu policia ka marrë masa edhe për sigurimin të ambasadave, rezidencave të tyre, objekte të rëndësishme, duke përfshirë edhe në nënstacionet elektrike e depot e ujit. Do të bashkëpunojë me shërbimet e emergjencës si ambulancat, zjarrfikësit, e të tjera. Ndërkohë që duke marrë shkas nga aksidenti tragjik që ndodhi dy ditë më parë në qendër të Tiranës me pasojë vdekjen e tre të rinjve dhe plagosjen e katër të tjerëve ka detyruar policinë e Tiranës, të planifikojë masa dhe të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkoolike.
Aksidentet
Kontrolle do të ushtohen kryesisht në orët e vona të natës dhe gjatë netëve që shoqërojnë festat e fundvitit, duke ngritur grupe kontrolli të organizuara në vende të ndryshme, si në qytet, ashtu dhe në linjat e tjera rrugore. Rëndësi e veçantë do ti jepet edhe trafikut në Tiranë, pasi me ardhjen e emigrantëve ka një fluks të madh automjetesh