E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraburgimet, shkelje të rënda në trajtimin e të pandehurve

29/12/2009  Avokati i Popullit, duhet të eliminohet dhuna në paraburgime
Kodra, mbipopullim problemi kryesor në të gjitha burgjet
TIRANË – Fundi i vitit ka sjellë edhe nxjerrjen e një raporti përfundimtar për të gjitha konstatimet që janë bërë në burgje dhe paraburgime. Raporti është paraqitur dje nga Instituti Evropian i Tiranës me drejtoreshë Marta Onorato. Ndërkohë që i pranishëm ishte dhe nëndrejtori i burgjeve Lulzim Kodra. Avokati i Popullit ka renditur disa shkelje, të cilat janë vënë re në disa prej institucioneve të paraburgimeve në vend. Ndërkohë që sipas institucioneve, të cilat kanë bërë monitorimin në disa paraburgime bëhet e ditur se shkeljet kanë qenë të rënda. Në disa paraburgime sipas raportit janë vënë re edhe abuzime seksuale, ndërkohë që në spitalin e burgut dy persona mbahen të lidhur si pasojë e rrezikshmërisë që ata shfaqin. Kështu behët e ditur në raport se në paraburgimin e Korçës një rast abuzimi seksual ndaj një të mituri nuk është regjistruar në asnjë regjistër. Kjo edhe pse viktima kishte denoncuar rastin pranë autoriteteve kompetente të burgut. Ky rast është bërë i njohur nga vet i mituri. Gjatë vizitës në spitalin e burgut më 20 dhe 24 qershor 2004 u konstatua zbatimi i një trajtimi jo human dhe degradues për dy pacientë, të cilët ishin të lidhur në një këmbë dhe një dorë me zinxhirë në krevatin e tyre dhe kjo për një periudhë 20 ditore gjatë gjithë natës dhe pjesën më të madhe të ditës. Në disa institucioneve të paraburgosurit janë të detyruar të ndajnë një krevat për dy persona ose të flenë në dysheme (konkretisht 313, 302 në Tiranë, Berat, Kukës, Tepelenë dhe Tropojë). Zgjatja tej afateve ligjore të periudhës së paraburgimit mbetet akoma një sfidë për sistemin. Probleme të mëdha sipas raportit janë vërejtur edhe në shkeljen e të drejtave të njeriut, për sa i përket kategorisë së të miturve. Kjo kategori, thuhet në raport, mbahet në paraburgim edhe për vepra, të cilat nuk konsiderohen të rënda, ndërkohë që janë vënë re keqtrajtime.
Kodra, në burgje problem mbipopullimi
Në takimin e djeshëm organizuar në ambientet e hotel “Mondial”, mes përfaqësuesve të Institutit Evropian të Tiranës e Avokatit të Popullit, ka folur dhe nëndrejtori i burgjeve, Lulzim Kodra. Ky i fundit duke paraqitur disa problematika që aktualisht kanë burgjet, shtoi se pika kyçe është ajo që ka të bëjë me mbipopullimin. Gjykatat aplikojnë masën e arrestit në qendrat e paraburgimit edhe për krime jo të rënda (rreth 80 për qind e minorenëve në proces gjenden në sistemin e paraburgimit).

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›