“Banda e Durrësit”; Të pandehurit, pyetje të penduarit Adriatik Coli
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka vijuar dje seanca e pyetje-përgjigjeve mes të penduarit Adriatik Coli dhe të pandehurve të tjerë të “Bandës së Durrësit”. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se Coli vijon përgjigjet ndaj pyetjeve të drejtuara nga të pandehurit dhe avokatët e tyre, kryesisht mbi vende, ngjarje apo detaje të episodeve të ndryshme kriminale të dëshmuara nga i penduari. Burime nga brenda seancës, e cila prej disa muajsh zhvillohet me dyer të mbyllura, bëjnë të ditur se i penduari vazhdon t’u përgjigjet pyetjeve, duke iu qëndruar besnik thënieve të tij gjatë dëshmive të dhëna pak kohë më parë.