Festimet, militantët mbajnë frymën
Heshtja e Berishës dhe Ramës sfumon festimet përpara selive qendrore të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Simpatizantët e dy forcave më të mëdha kanë vazhduar edhe dje të qëndrojnë të mbledhur përreth godinave të PD-së e PS-së dhe kanë "mbajtur frymën" në pritje të numërimeve të fletëvotimeve.
Rezultati i ngushtë mes dy partive në pjesën më të madhe të kutive të hapura, bëri që të krijohet më tepër konfuzion dhe pasiguri te militantët "blu" e "rozë", të cilëve gjithçka u ngjasonte me një lojë nervash, por i frenonte gjithashtu për t‘u treguar para kohe euforikë. Shqiptarët politikëdashës janë mësuar që në 19 vite pluralizëm të mos e presin kaq gjatë gongun e finishit për të mësuar se cili është fituesi i zgjedhjeve, por heshtja dhe maturia e liderëve të tyre bëri që të mësojnë se me gjithë padurimin që kanë, duhet të presin përpara se të festojnë. Në selinë e PD-së, të vetmit VIP-a të politikës kanë qenë zëdhënësja e fushatës, Majlinda Bregu, dhe për disa momente është parë gjatë paradites edhe kandidati i Tiranës, Gent Strazimiri. Ndërsa në Partinë Socialiste, përveç kryetarit të saj dhe bashkëpunëtorëve të tij, askush tjetër nga kandidatët nuk ndodhej në seli. Paraditja e djeshme ka qenë më e qetë se në orët e para të 29 qershorit, ku militantët mbushën rrugët e kryeqytetit për të festuar fitoren, ndërsa "të mëdhenjtë" prisnin në selitë e tyre në heshtje procesin e numërimit të votave. Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka qëndruar deri në orën 03.00 të mëngjesit të së hënës në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike dhe po të njëjtin veprim ka bërë edhe lideri i PS-së, Edi Rama, i cili ka ndjekur gjithçka nga zyra e vet në selinë e partisë. Në një distancë të vogël larg njëra-tjetrës, oborret e dy selive qendrore të partive më të mëdha ishin të tejmbushura në orët e mbrëmjes së të dielës. Megjithëse turma festonte dhe secila palë kërkonte të dëgjonte liderët e saj, asnjë prej tyre nuk guxoi ta thyente heshtjen. Te demokratët dëgjoheshin brohoritje, fishekzjarrë, ndërsa te socialistët kishte plasur ahengu dhe vallja. Militantët e të dy partive kanë treguar në këtë mënyrë se diferenca mes PD-së dhe PS-së është edhe te forma dhe mënyra e festimit. Por, përpos kësaj, si Berisha, ashtu edhe Rama heshtën duke i qëndruar besnikë paktit se do të presin rezultatin final të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas zhurmës, vetëm pak orë pasi u publikuan sondazhet, simpatizantët e dy forcave më të mëdha politike u mblodhën pak pas mesnate për të festuar fitoren. Ndërsa në selitë e PD-së dhe PS-së mbizotëroi heshtja, simpatizantët festonin jashtë tyre. Një ditë më pas, konfuzioni dhe rezultati i ngushtë mes PD-PS bëri që edhe militantët e partive të mbanin frymën për të numëruar me zë shifrat që dilnin në ekranet e televizioneve pas numërimit të çdo kutie. Mëngjesi i ditës së djeshme ka qenë i mbushur sërish me festime pranë të dyja selive. Ndryshe nga kampi i PS-së, ditën e djeshme, kreu i PD-së preferoi të mos i ndjekë zhvillimet nga zyra e tij në selinë e PD-së, por nga shtëpia dhe më pas nga zyra në Kryeministri. Ajo që vihej re te demokratët, më shumë se sa festa ishte heshtja që të mëdhenjtë e PD-së po mbanin sikur të ishin në zi. Situata normalizohet në mesditë, ku filluan të lançohen edhe konferencat e radhës nga zëdhënësja e fushatës, Majlinda Bregu. Turma e ekzaltuar nga gëzimi i një fitoreje blu ose rozë sipas kampeve, e uli ritmin, duke bërë të vetmen gjë që kryetari i PD-së dhe ai i PS-së i la të bënin, vetëm të prisnin dhe besonin.