Vëzhguesit: Keni bërë progres, por jeni ende larg standardeve
Kemi bërë progres të prekshëm, por ende nuk kemi përmbushur standardet ndërkombëtare. Ky ishte konstatimi i misionit ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të datës 28 qershor 2009 në Shqipëri. Në një konferencë të posaçme për shtyp, katër misionet monitoruese të OSBE, ODIHR, KiE dhe NATO dhanë konkluzionet paraprake teksa raporti përfundimtar do të jepet tetë javë më vonë. Në konkluzione thuhet se në Shqipëri u shënua progres i prekshëm për sa i përket kuadrit ligjor, i cili u miratua në mënyrë konsensuale nga të dyja partitë kryesore, dhe procesi i regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve, një proces që më parë kishte qenë burim polemikash. Vlerësohet se këto përmirësime u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit nga partitë politike, si dhe nga shkeljet që u vëzhguan gjatë fushatës zgjedhore, elementë këto që zbehën besimin e publikut në procesin zgjedhor. Procesi i votimit u vlerësua si pak më shumë pozitiv se në zgjedhjet e tjera, megjithëse u vëzhguan një sërë shkeljesh procedurale. Duke kërkuar që raporti të shihet si këshillues, kreu i vëzhguesve të Asamblesë së NATO-s, Bruse George, paraqiti disa rekomandime që Shqipërisë mund t‘i shërbejnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Politika duhet parë si shërbim, si mundësi për marrëveshje dhe kompromis. Duhet të ketë respekt mes partive politike", u shpreh George. Sipas tij, që prej 1991 janë bërë reforma të mëdha, por demokracia është në konsolidim e sipër. "Keni shumë punë për të bërë për të arritur standardet e BE-së, qeverisjen demokratike, reformat në gjyqësor, profesionalizmin e mediave, vendosjen e shtetit të së drejtës, të qeverive vendore dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit", u shpreh George. Zyrtari theksoi se Shqipëria nuk i arriti standardet e kërkuara më 28 qershor, por gjithçka do të varet nga drejtuesit e saj për t‘i arritur ato në zgjedhjet e ardhshme. "Do të ishte e parakohshme të bëhej një vlerësim përfundimtar në këto momente, pasi elementët kyçë si numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultateve nuk kanë përfunduar ende", tha Wolfgang Grossruck, kreu i misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, gjatë leximit të raportit. Sipas tij, vlerësimi përfundimtar do të varet në një masë të konsiderueshme nga zhvillimi i këtyre fazave të procesit zgjedhor. Raporti thotë se në vijim të rekomandimeve të bëra kohë më parë, qeveria bëri përpjekje të konsiderueshme për të hartuar një regjistër elektronik të gjendjes civile dhe për të pajisur të gjithë zgjedhësit me kartë identiteti. "Nisja me vonesë e shpërndarjes së kartave të identitetit, mungesa e kapaciteteve administrative dhe të metat teknike kontribuuan që kjo çështje të bëhej një nga çështjet më të kontestuara të këtyre zgjedhjeve. "Ka pasur raste ku aktivistët e PD-së kanë ndërhyrë në mënyrë të panevojshme. Partitë opozitare, në veçanti Partia Socialiste (PS), pretenduan se procesi ishte kompromentuar nga manipulimet me motivime politike, shpesh pa i konkretizuar akuzat e tyre, në disa raste këto aludime dukeshin të pabazuara", thotë raporti. Vëzhguesit mendojnë se kuadri ligjor që prezantoi sistemin e ri të përfaqësimit rajonal proporcional, përcakton një bazë të plotë teknike për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, nëse zbatohet me mirëbesim nga autoritetet dhe partitë politike. "Megjithatë, lipsen përmirësime të tjera në mënyrë që Kodi Zgjedhor të jetë në përputhje të plotë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Europës", thonë vëzhguesit. Konstatohet se fushata zgjedhore u zhvillua në një klimë politike tepër të politizuar, dhe si në zgjedhjet e mëparshme, u karakterizua nga një numër i madh aludimesh kundër partive në pushtet për shkelje zgjedhore. "Fushata ishte aktive dhe e gjallë në shumë rajone, me një numër partish që konkurronin në zgjedhje, duke u ofruar votuesve zgjedhje të vërteta. Në përgjithësi, klima e zgjedhjeve ishte e qetë me disa raste dhune dhe me përdorim të mëparshëm të një gjuhe të ashpër", vijon raporti. Vëzhguesit nënvizojnë se pati një sërë aludimesh presioni ndaj punonjësve të sektorit publik dhe studentëve që të merrnin pjesë në aktivitetet e fushatës së PD-së, apo të që shmangnin aktivitetet e opozitës. "Disa prej tyre ishin aludime me baza. Veprimi i lartpërmendur do të binte ndesh me Paragrafin 7.7 të Dokumentit të OSBE-së të Kopenhagenit të vitit 1990. Në mënyrë të përsëritshme, qeveria përdori aktivitetet zyrtare për fushatë partiake, ashtu siç bëri edhe kryetari i PS-së, edhe pse në masë më të vogël. Pati aludime keqpërdorimi të burimeve administrative nga PD në pushtet, disa për të cilave u vërtetuan. Kjo bie ndesh me Kodin Zgjedhor dhe Paragrafin 5.4 të Dokumentit të OSBE-së së Kopenhagenit nxjerrë në vitin 1990, i cili flet për ndarje të qartë mes partive politike dhe shtetit", insistojnë vëzhguesit.
Publikimi
Datat e katër raporteve
përfundimtare për zgjedhjet
Pothuajse tetë javë pas mbylljes së procesit të votimit, OSBE/ODIHR do të nxjerrë një raport të plotë përfundimtar, ku do të përfshihen edhe rekomandime për përmirësime të mundshme. Asambleja e OSBE-së do të paraqesë raportin e saj në seancën e verës në Vilnius, më 1 korrik 2009. Ndërsa përfaqësuesit e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së do të japin raportin e tyre në seancën parlamentare të Asamblesë në shtator/tetor 2009. Në zgjedhjet shqiptare u angazhuan 395 vëzhgues. Wolfgang Grossruck u caktua si koordinator special për misionin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së. Corien Jonker kryesoi delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe Bruce George kryesoi misionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ambasadorja Audrey Glover ishte në krye të misionit të ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Dokumenti
Detajet e materialit të konkluzioneve nga misioni ndërkombëtar i vëzhguesve për procesin elektoral
Raporti: Tetë shkeljet shqetësuese
që u konstatuan në zgjedhje
Vëzhguesit bënë publike tetë shkeljet kryesore të vëna re gjatë monitorimit të fushatës dhe ditës së zgjedhjeve. Misioni thotë se anëtarët e KQZ-së mbajtën qëndrime të ndryshme për shumicën e çështjeve të kontestueshme. Në të shpesh u votua në bazë të përkatësisë partiake dhe përfaqësuesit e partive kryesore në KQZ bënë shpesh deklarata politike që e rritën tensionin. "Mosdorëzimi i informacionit të duhur për përgatitjen logjistike, si edhe moscaktimi i anëtarëve të komisioneve të nivelit më të ulët brenda afateve ligjore ndikuan në mënyrë negative në punën e KQZ-së. Kjo gjë çoi jo vetëm në ngritjen me vonesë të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe të Komisioneve të Qendrave të Votimit, por edhe në probleme për t‘i trajnuar të gjithë anëtarët e komisioneve", shkruhet në raport. Një tjetër problem paraqet fakti se pati polemika, pasi shumë njësi të qeverisjes vendore ose nuk caktuan hapësira publike për afishimin e posterave të fushatës, ose nuk informuan partitë se ku gjendeshin ato. Sakaq, vihet re se Ministria e Brendshme shpesh nxori shifra në dukje kontradiktore për ecurinë e procesit të aplikimit për kartat e identitetit, gjë e cila e uli besimin e publikut në saktësinë e informacionit të dhënë nga qeveria, duke nxitur aludimet. Në raport thuhet se transmetuesit që u monitoruan ishin të njëanshëm në pasqyrimin e partive kryesore dhe dhanë një pasqyrim të kufizuar të konkurrentëve të tjerë. Në shumicën e organeve të medias, në mënyrë të veçantë transmetuesve televizivë, thuhet se u mungoi pavarësia editoriale, si dhe transparenca në lidhje me pronësinë e tyre. "Disa herë Bordi i Monitorues i Medias dha vlerësime që treguan mungesën e pavarësisë dhe përdori një metodologji të pamjaftueshme për të kryer detyrat e saj, ashtu siç parashikohen në Kodin Zgjedhor. Në përgjithësi, BMM-ja nuk propozoi masa kompensues, të cilat do t‘u jepnin partive "më të vogla" atë kohë transmetimi që u përket sipas Kodit Zgjedhor", vijon raporti. Boshllëqe janë vënë re në dispozitat ligjore për të siguruar përfaqësimin e grave si kandidate, çka krijoi mundësi për ta anashkaluar qëllimin, duke e ulur ndikimin e dispozitave. Shqetësim serioz ishte mungesa e transparencës për financimin e fushatës zgjedhore. Vëzhguesit insistojnë se në përgjithësi dita e votimit ishte e qetë dhe paqësore, pa raste dhune apo incidentesh të mëdha edhe pse tensioni ishte i ndjeshëm në raste të izoluara. Sa i takon kartave të identitetit, në raport thuhet se u vunë re raste të shpërndarjes së kartave mbi baza përzgjedhjeje dhe përpunimi më të shpejtë të të dhënave në favor të mbështetësve të PD-së.