Solis: Të rinumërohen votat në kryeqytet
Sekretari i përgjithshëm i PBDNJ-së, njëkohësisht i pari kandidat i listës së kësaj partie në Qarkun e Tiranës, Leonard Solis, kërkoi rinumërimin e votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kandidati i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut akuzoi jo vetëm Partinë Demokratike, por edhe partinë me të cilën PBDNJ është në koalicion, Partinë Socialiste, se po manipulon me votat. "Partia Socialiste ka abuzuar me votat. Të rinumërohen votat në Tiranë. Po ndodh procesi i asimilimit të partive të majta nga partia më e madhe e koalicionit të majtë dhe e njëjta gjë ndodh edhe në kampin e djathtë, ku po asimilohen votat e partive të djathta nga partia më e madhe e djathtë", tha Solis.
Kandidati i PBDNJ-së bëri me dije dje pasdite se "unë po shikoj votat e mia në ekran dhe gjatë shifrave të dhëna nuk ndryshon rezultati dhe më del zero". Për të rregulluar gjithë këtë defekt të konstatuar nga sekretari i PBDNJ-së, ai sugjeroi që të rinumërohen votat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. "Procesi i numërimit të votave në të gjitha KZAZ po bëhet në mënyrë të çrregullt. Partitë e koalicionit të majtë që kanë numëruesin po vendosin votën, po kështu edhe pala tjetër me marrëveshje", tha ai. Solis theksoi se nuk e ngre zërin për t‘u bërë deputet, por kërkon që të ketë një proces numërimi në formë demokratike. "Problemet nuk zgjidhen duke i kuruar, por zgjidhen duke i demaskuar. Prandaj kërkoj të bëhet një proces rinumërimi në të gjithë Tiranën", u shpreh Solis. Sugjerimi i tij ishte që "le të rinumërohen të gjitha votat e Tiranës në KQZ". Solis shtoi se "nuk dua të dal deputet, kjo s‘ka rëndësi, por dëshiroj të rinumërohen votat për të parë shkallën e demokracisë". Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut u ‘divorcua‘ një muaj përpara zgjedhjeve nga koalicioni me Partinë Demokratike për të bashkëpunuar me Partinë Socialiste. Duke treguar zhgënjimin nga Partia Socialiste, Solis tha se "jam i deziluzionuar nga Partia Socialiste që po vepron në mënyrë të tillë me partitë brenda koalicionit të saj".