E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali “Giffoni Albania”, nisi edicionin e V-të

 

Nisi dje rrugëtimin, për të pestin vit me radhë Festivali i Filmit për fëmijë “Giffoni Albania”. Gara nisi dje në Shkodër, në kinema “Millenium”, ku do të shfaqen filmat më të mirë të dy viteve të fundit. Organizatorët kanë menduar tre seanca për dy kategoritë e jurisë, të moshës 12-18 vjeç dhe 18-19 vjeç, secila e përbërë prej 250 të rinjsh. Pas Shkodrës, filmat më të mirë do të shfaqen në Durrës, Elbasan, Korçë për të mbërritur në fund në Tiranë. Në një ceremoni i veçantë çmimesh, që do të mbahet mbrëmjen e 28 tetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit do të shpallen më të mirët e edicionit të pestë. “Broken Hill” një bashkëprodhim australiano-amerikan, “Si të mbijetoj...vetëm” prodhim holandez, “Maksi i turpëruar”, një film që vjen nga Danimarka, “Më i miri”, “Yje të përflakur” janë disa nga filmat e gjatë që do të shfaqen për fëmijët dhe të rinjtë e qyteteve ku do të ndalojë festivali. Ndërkohë që programi i filmave me metrazh të shkurtër përfshin “Mbreti i ishullit”, “Dita ime e fundit e luftës”, “I madhi Piter Tozzi”, “Në barkun e balenës”, “Natyralisti”, “Astrid”, “Sbam”, “Kapelja e vogël” dhe “Oi’ Lioco”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›