E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunistët: Jo eshtrave të Zogut

 

GJIROKASTER - Komunistët gjirokastritë kanë kërkuar nga qeveria shqiptare të mos mundësojë kthimin e eshtrave të Ahmet Zogut në Shqipëri. Kërkesa është bërë publike dje nga përfaqësuesit e PK-së lokale të Gjirokastrës gjatë një tubimi të organizuar me rastin e 101-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës. Një grup prej 30 anëtarësh të PK-së dhe enveristësh, u mblodhën para shtëpisë së lindjes së Hoxhës, lagjen “Palorto” duke kërkuar kështu me ngulm që eshtrat e ish-mbretit të Shqipërisë, mos të prehen në atdhe pasi do të ishte një turp i madh. “Të rehabilitosh dhe aq më keq të rivarrosësh eshtrat e Zogut në Shqipëri, do të thotë të hedhësh baltë mbi dy figurat historike kombëtare shqiptare të cilat janë ekzekutuar nga dora e ish-mbretit”, u shpreh para tubuesve lideri komunist gjirokastrit, Eqerem Peçi. “Vrasja e Avni Rustemit dhe e Barjam Currit ka për autor Ahmet Zogun, pasi i luftoi si antikombëtar që ishte”. Tubuesit kanë ripërsëritur edhe një herë kërkesën e mëparshme të tyre për organizimin e një referendumi popullor për rivlerësimin e figurës së Hoxhës.     p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›