“Times” godet sërish Italinë, Fratini: Akuza false dhe fyese
Pas reagimit të ashpër të qeverisë italiane, se artikulli i gazetës “Times” që tregon se Italia ka korruptuar talebanët për të mos sulmuar qendrat ku qëndrojnë ushtarët e tyre, “Times” godet përsëri. Kësaj radhe, artikulli që ul autoritetin e ushtarëve italianë në Afganistan, mban dëshminë e një komandanti taleban. Ndërsa në artikullin e parë fliten për korrupsion për të mbajtur të qetë, pa sulme talebane, zonën Sarobi, tani harta zgjerohet: Jo vetëm në zonën e Sarobit, por edhe në Herat. Në një intervistë për këtë gazetë, komandanti taleban Mohammed Ishmayel flet për marrëveshjen që parashikon se, “asnjë nga të dyja palët nuk do të sulmonte tjetrën”. Ushtarakët francezë, që zëvendësuan italianët në zonën Sarobi në gusht 2008 humbën 10 ushtarë. “Nuk ishin në dijeni të faktit se italianët paguanin komandantët lokalë për të pezulluar atentatet dhe si pasojë i nënvlerësuan kërcënimet”, shkruan Times. “Talebanët nuk ishin të informuar që trupat italiane ishin larguar nga zona dhe sulmuan, pasi menduan se ata kishin shkelur marrëveshjen”, citon gazeta. Një tjetër zyrtar i qeverisë afgane i ka konfirmuar “Times” se, Ghulam Akbari, komandanti i rebelëve i vrarë një javë më parë nga forcat amerikane në Herat, ishte një prej atyre që paguheshin nga qeveria italiane. Zyrtari shpjegoi në kushte anonimiteti se Akbari “ka marrë para nga qeveria italiane, që i ka përdorur për të rekrutuar luftëtarë të rinj. Ka marrë kura mjekësore nga personeli italian, edhe para: qeveria italiane ishte në kontakt të rregullt me të nëpërmjet agjentëve sekretë. Ka qenë një marrëveshje e gjatë. Kishte edhe iniciativa të një lloji tjetër”. Ministri i Jashtëm francez, Franko Fratini, i ka cilësuar akuzat e gazetës “false dhe fyese”. Deklaratën ai e bëri gjatë një bisede të gjatë me homologun afgan, Rangin Dadfar Spanta, i cili tha se qeveria afgane do të marrë masat për të përgënjeshtruar akuzat.