Ngadhënjimi i plotë i demokracisë amerikane
>Ata që deri dje kishin menduar se demokracia është vetëm një formë e qeverisjes si gjithë të tjerat,tani nuk besohet se do mendojnë kështu, ajo ka marr tani një formë të re të saj, ajo ka arritur t'i zbulojë tërë kapilarët dhe zonat e saj, të vjetër në të cilat ka kaluar liria, barazia, e drejta dhe paqja e një kombi siç është kombi Amerikan.Bazamenti kryesor I mbështetjes së demokracisë amerikane ishte, është dhe do jetë barazia, liria dhe respektimi I të drejtave individuale e civile. Liria dhe barazia janë dy shtylla të rëndësishme me të cilat SHBA arriti që demokracinë e saj si sistem qeverisje ta perfeksionojë duke e ndezur gjithnjë këtë dëshirë dhe këtë veprim që çdo qytetarë të konsiderohet si një mundësi pa marrë parasysh elementet natyrore apo prejardhjen e tij, apo ngjyrën etj etj.
Ajo çka ndodhi më 20 janar në SHBA është një revolucion dhe një kulm i demokracisë, lirisë dhe barazisë në këtë kontinent dhe në këtë djep të demokracisë moderne dhe parparimtare. Ky revolucion i madh dhe ky kulm i demokracisë amerikane është një fakt i vazhdueshëm, I vjetër dhe i përhershëm që njihet në historinë amerikane. SHBA është një shoqëri demokratike ku themelet e saj i ka në trashëgiminë e artë të së kaluarës së atyre që udhëhoqën këtë rrugëtim të arritjes së barazisë, lirisë dhe kulmit të demokracisë. Sepse pa një zhvillim të shkallëzuar që nga koha e Abraham Lincoln e këndej zor se do kishim këtë arritje që e mrekulloj aq botën, duke e bërë atë që të mendojë, se a thua vërtet SHBA është çelësi i të gjitha problemeve globale, ajo mund të thuhet se është vërtet një komb që tani ka arritur barazinë e kushteve dhe dhënien e shijes së plotë të barazisë dhe institucioneve të lira të saj. Ky fakt i zgjedhjes së presidentit të 44 të SHBA si president i parë me ngjyrë Barack Obama është kanalizim i ndërgjegjes i lirisë i barazisë dhe i ngadhënjimit të plotë të demokracisë amerikane. Gjithashtu zgjedhja e presidenti Obama është një ecje mbresëlënëse edhe për vendet tjera që ta zgjojnë ndërgjegjen dhe ta pranojnë në mënyrë të plotë çështjen e barazisë, lirisë dhe demokracisë si një mundësi e pakufishme e atyre që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj shoqërie kulmore të të drejtave dhe lirive demokratike, individuale e civile të të gjithë qytetarëve të saj. Ky zhvillim i shkallëzuar i barazisë dhe lirisë që ka ndodhur në SHBA është edhe një fakt tjetër shumë I rëndësishëm se ky vend më shumë e ka konsideruar barazinë si diçka hyjnore dhe tiparet e lirisë dhe të të drejtave si një fakt të rëndësishëm hyjnor. Ajo nuk do mund të arrinte këtë shkallë të fisnikërisë dhe ngjitjes së madhe po të mos e kishte këtë frymëzim të gjallë që çdo ditë kërkon që truri dhe shpirti amerikan të ushqehet me këtë burim siç është Bibla. Betimi që bëhet mbi Bibël është një besnikëri dhe një premtim i matur që i bëhet njerëzimit, vendit dhe kombit të tij e jashtë tij duke matur thellë fuqinë e brendshme me atë të mundësive të jashtme që ka SHBA në strategjinë e saj për të sjellë paqen dhe demokracinë në vendet ende në shpellën e primitivizmit historik, por kjo çdo herë vjen si rezultat i bekimi që i jep Zoti Jezus këtij kombi me një trashëgimi të kolosale kulturore, sociale, ekonomike, shpirtërore dhe politike. Me dhënien e mundësisë së presidentit Barack Obama si një njeri me ngjyrë tregon gjithashtu një mosndalje të rrugës që ka perfeksionuar demokracinë, barazinë, lirinë, sa që kundërshtarët e saj që sot janë të hapur dhe të fshehur janë aq të dobët karshi kësaj fisnikërie të madhe amerikane të demokracisë kulmore dhe strategjisë së qartë si dhe vizionit të madh për një botë të sigurt. Ju e dini dhe keni lexuar se që kishte shkruar Aleks dë Tokëvill në Librin e tij "Mbi demokracinë në Amerikë" në lidhje me këtë komb që ai kishte zgjedhur për ta zbuluar thelbin e demokracisë së tij dhe arritjes së madhe në historinë e njerëzimit, ai nënvizonte kështu se: "kam zgjedhur pikërisht atë popull (Amerikan-shënimi im) tek i cili ky revolucion arriti zhvillimin e tij më të plotë dhe më të qetë; këtë e bëra në mënyrë që, së andejmi, të shquaja qartë rrjedhojat e tij të natyrshme dhe të dalloja, nëse ishte e mundur, mjetet për ta bërë atë të dobishëm për njerëzit". Pra është pikërisht kjo që na tregon Tokëvill se shoqëria demokratike amerikane kishte ngadhënjyer nga sistemi i mëparshëm dhe kishte arritur që ta ndërtonte këtë sistem që sot e ka si një "orë" që funksionon sipas asaj që çdo njeri ka vendin e tij në botë dhe se çdo kush do mund të përfitojë nga kjo lumturi që i ofron ky shtet barazitar dhe i liri në të drejta të natyrshme dhe qytetare. Këtë revolucion apo këtë kulm të demokracisë, lirisë dhe barazisë amerikanët e shohin si një vepër të rëndësishme dhe të një ndërgjegje të natyrshme dhe historike që ky komb ta vë në jetë dhe ta plotësojë demokracinë në kuadër të një shteti barazitar. Dhe krejt në fund duhet ditur se barazia dhe liria kanë në thelbin e tyre pasione të pangopur dhe kërkuese, këto pasione mund t'i zbulojmë dhe t'i vëmë në jetë vetëm duke i dhënë secili në mënyrë të veçantë kënaqësinë sublime dhe mundësinë e madhe të lumturisë, pastaj duke i dhënë lirinë e shijuar në oborrin e saj dhe arbitrin e lirisë si një shpresë dhe vizion i moskapërcimit të pragut apo të mosteprimit të lirisë. Kështu që më 20 janar me zgjedhjen e Presidentit Barack Obama, SHBA e ka mundur në mënyrë përfundimtare armikun e saj të brendshëm, atë të dallimit duke e vë lirinë si arbitër dhe barazinë si një përsosje në shoqërinë demokratike të saj dhe të një shteti me kushte të barabarta. Besoj se me këtë ndodhi do ishte e qartë se sot shkencës politike do vyente një studim i ri i demokracisë dhe i politologjisë amerikane dhe botërore, ashtu që kjo demokraci amerikane tani i ka këputur të gjitha zinxhirët e saj dhe i ka vë ato në çdo hallkë të veçantë duke bërë kështu perfeksionimin e plotë të demokracisë së saj. Do e përmbyll me këtë, se vërtet mund themi në mënyrë të qartë se SHBA pas kësaj lëvizjeje të plotë të fisnikërisë dhe vendosjes së qartë si "djep i demokracisë" botërore do jetë një sfidë e madhe në mesë të frikës (kombet primitivejodemokratike) dhe shpresës (kombet që janë në rrugë të arritjes së plotë të modelit amerikan të demokracisë), sepse siç dihet ka vende që ende nuk njohin, pastaj nuk duan të njohin këtë rrugë të sistemit dhe këto zhvillimeve botërore.
Last Updated on Friday, 23 January 2009 12:43
Last Updated on Friday, 23 January 2009 12:43