E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Tetë Shopenian, një koncert me pedagogët e arteve

Festivali i Tetë Shopenian, i cili zhvillohet nga datat 22 prill deri në 12 maj në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ofron një sërë aktivitetesh muzikore. Në vijim të tij dje u zhvillua një recital në hollin e TKOB me pianisten Meri Kovkaleska - Stoilkova nga Maqedonia. Ndërkohë që në vijim të koncerteve të tij në datën 2 maj, ora 19:00, në hollin e TKOB, pedagogët e Akademisë së Arteve do të japin një koncert tjetër. Për të vijuar me një tjetër recital të pianistit polak Pavel Filek në datën 4 maj, ora 19:00, po në këtë sallë. Pianistet e talentuara Rudina Ciko dhe Fatmira Keta do të luajnë në sallën e TKOB në datën 7 maj, ndërkohë që po në këtë sallë në datën 12 maj do të japë një tjetër recital pianistja Lule Elezi nga Kosova. Festivali Shopenian zhvillohet nga Shoqata Frederik Shopen me presidente pianisten Anita Tartari Artiste e Merituar si dhe pianisten Rudina Ciko, drejtore e projektit. Organizimi i këtij festivali nxit interesimin e interpretuesve dhe u krijon mundësi për tu angazhuar në shpalosjen e aftësive të tyre, duke mundësuar shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet shkollave të ndryshme pianistike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›