25 vjet pa misionarin e Nobelit dhe integrimit europian për Shqipërinë, Besnik Sykja

Nga Majlinda KETA
Sot, 25 vjet më parë, familja dhe ne të gjithë humbëm një misionar karriere të Shqipërisë europiane. Misioni i një meteori e cilësuan qindra vargje të rinjsh e poetësh në karrierë, shuarjen e jetës plot kontribute të shkencëtarit shqiptar në çdo kohë, Besnik Sykja. I nderuari profesor Ilia Prifti e krahasoi këtë jetë plot pasion e dedikim kombëtar si një episod më shumë për të besuar mbi legjendat e Shkodrës dhe kalasë së saj. Humbje e madhe e akademizmit shqiptar e cilësonte në vitin 2004, Kryeministri në detyrë, Fatos Nano. Shumëkush dhe çdo intelektual i kohës e quante humbjen e tij uragan i ndërprerë. Për mua ai mbetet Misionari më i sigurt shqiptar pranë Nobelit dhe europianisti intelektual atdhetar më i suksesshëm. Shpreh bindjen se ne të gjithë nuk bëmë atë që duhet të bënim dhe duhet të bëjmë për promovimin e vlerës kombëtare që ka kontributi i tij për shkencës shqiptare të Kimisë Fizike. Kolegët e tij, brenda dhe jashtë vendit, janë deklaruar se ai ndoqi rrugën origjinale për të gjetur strukturën e spinorbitalëve për secilën nga tetë klasat e zgjidhjeve të përgjithshme të Harti-Fokut. Autoriteti i tij shkencor në Upsala të Suedisë, nën drejtimin e Profesor J. L. Calais, u rrit shumë shpejt mes qarqesh akademike për tu drejtuar në vitet 90 drejt Konferencave Ndërkombëtare. Ku janë botimet tij? Kush i tregon këto në auditoret e universiteteve apo auditore publike? Kush i ka përmbledhur punimet e tij apo vlerësimet për të? Çfarë mund të bëjmë për ti patur në auditoret e Shkencave të Natyrës, në bibliotekat e sejcilit e për të bindur e edukuar veten si shqiptarë se fizikanti Sykja është misionari i parë i suksesshëm i integrimit europian, me një devotshmëri atdhetare. Ai mbetet mbreti i shkencës shqiptare së viteve 90 nën moton ËE CAN!. Këto 25 vite, të jemi borxhli ty Besnik, fëmijëve të tu, në atë që duhet të dimensiononim për informacionin e arshivën mbi Ty. Ky është detyrim për të gjithë brezat për Misionarin më të sigurt të NOBELIT shqiptar nga fusha e shkencave natyrore. Dua të kujtoj që në vitin 2004, ndërsa jepja çmimin Besnik SYKJA për të gjithë nxënësit fitues të Olimpiadës së Shkencave Natyrore për shkollat e mesme të Tiranës, një pjesëmarrës në atë sallë, Salla e Akademisë së Shkencave u shpreh se: sot Akademia është nderuar me përsëritjen pa fund të këtij emri. Besnik Sykja është Kadareja e shkencës shqiptare!. Prej 25 vitesh mungon mes nesh modeli i intelektualit shkencëtar, Besnik Sykja! Ne jemi 25 vjet pa zërin tënd në auditore të shkencës dhe jetës shoqërore. Unë dhe shumë si unë, ndërsa filluan proceset demokratike në vend të kemi përmendur shumë. Herë të bëmë Presidentin e parë të demokracisë, herë të kërkonim për Ministër Arsimi, herë të shihnim si mediatorin më të sigurt me Brukselin. I pohoj këto thënie për ty edhe në emër të shumë miqve të mi pasi qenia e tij si njeri, burrë, baba, djalë, vëlla, i afërm apo mik, në çdo 30 prill flet e thotë me të gjithë. Ndër më besnikët e këtij Besniku Intelektual Njerëzor mbeten nxënësit e shkollës së mesme me të njëjtin emër, mësuesit e prindërit e tyre, almanakë poetikë e shkrime në gazetën e shkollës, simbolikat shkollore të kthyera në logo promocionale. Jam e bindur se kështu do të doje të ishe ti mes tyre, ndërsa unë lektore në auditoret e Universitetit të Tiranës them se është shumë pak! Sot, shtypi dhe studiot mediatike shqiptare, duhet të fokusoheshin tek Akademiku i pashpallur Besnik SYKJA, tek Lektori Besnik SYKJA, tek intelektuali aktivist Besnik Sykja, tek mendimtari progresist këtu e tej këtij kufiri shtetëror Besnik Sykja, pasi kemi nevojë të gjithë ne shqiptarët në këtë prag kandidimi në BE. Rruga e përgjegjësive që na pret të gjithëve kërkon ndjekjen e modelit të Identitarit të Shkencës Shqiptare, në auditore, departamente e jetë shoqërore. Kemi shumë nevojë për protagonistë me identitet personal, identitet profesional po aq sa dhe kombëtar. Pak, shumë pak e kemi bërë dhe e bëjmë këtë! Sot unë shkruaj për Besnik Syken, pasi ndjej se duhet të lehtësohen edhe përmes kësaj mënyre sado pak dhimbjet e e nënës së tij, gruas së tij fisnike Zamira, vajzës së tij model Albana, Shendbartit, djalit me emrin më domethënës nga i ati dhe të afërmve të tij. Por mbi të gjitha duhet të shkruajmë e kujtojmë, shprehim e kërkojmë, vlerësojmë e ridimensionojmë qëndrimin tonë si shoqëri ndaj figurave që realisht janë vlera kombëtare. Vlerësimi i tyre fillon tek vendi që ato zënë në jetën e qyteteve të lindjes. Shkodra nuk mund të ketë perlë më me vlerë për krenari nga fusha e shkencave të natyrës Besnik Sykja. Ndaj vlerave kombëtare si misione historike duhet të gjunjëzohet çdo politikë e politikan. Vlerësimi i tyre kërkon shumë dimensione shprehjeje por atyre që janë në detyrë, në krye të institucioneve kërkimoro-shkencore, i duhet shumë të bëjnë pasi integrimi kërkon historinë dhe vlerësimin historik të këtyre vlerave kombëtare njerëzore. Besnik Sykja është një figurë që gjeneratat jo vetëm duhet ta njohin por të këshillohen për tu ndjekur si model misionari shkencor e shoqëror. Sot uroj të jem me shumë të tjerë në respektin ndaj këtij ish Misionari të sigurt të Nobelit dhe integrimit europian për Shqipërinë, Besnik Sykja.
*Pedagoge në Departamentin e Filozofisë në FSHN, Universiteti Shtetëror i Tiranës