Festivali i filmit, si mund te jete nje ngjarje
07/12/2004 Tirana Film Festival
Që një aktivitet të jetë ngjarje...
Kanë kaluar 2 ditë nga fillimi i edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të shkurtër, që përfshin në vetvete katër kategori: atë të filmit artistik (fiction), dokumentar, vizatimor dhe atij eksperimental. Ceremonia e hapjes u zhvillua në hotel "Dajti", ditën e shtunë, më katër dhjetor, ku u prezantuan për herë të parë edhe anëtarët e jurisë ndërkombëtare, për të vazhduar më pas me shfaqjen e filmit "Cuba libre" (ose "Duke ëndërruar Xhulian), e Juan Gerard, në kinema "Milenium 2", në kuadrin e programit special. Po në kuadrin e programit special, organizatorët kanë sjellë një buketë filmash të regjisorëve me emër, ku mund të përmendim John Cassaveta, Emir Kosturicën, Isa Qosjen, Sergei Parajanov etj. Duke filluar që nga dita e diel e në vazhdim, janë prezantuar 36 filma të kategorive të ndryshme, nga 104 që janë përzgjedhur për konkurrim në këtë festival. Natyrisht, që festivali mbetet një ngjarje e shënuar për vendin dhe kinematografinë tonë, pavarësisht faktit se kineastët shqiptarë në këtë aktivitet janë mjaft të pakët, pothuaj i papërfillshëm, duke u nisur nga pjesëmarrja e të huajve. Por kur flitet për një aktivitet të tillë, duhet të kihet parasysh edhe ndikimi i tij në jetën artistike të kryeqytetit. E në këtë aspekt gjërat çalojnë. Pa mohuar aspak punën e organizatorëve, nuk mund të mos përmenden disa momente, që dikush mund t'i konsiderojë "hollësira". Ditën e diel, që ishte edhe dita e fillimit të festivalit, nuk mund të gjeje asnjë program të shfaqjeve, katalog të pjesëmarrësve etj., deri pas mesdite. Por, edhe posterat e festivalit nuk e kalonin perimetrin e Galerisë Kombëtare dhe brenda ambienteve të kinema "Milenium 2". Në qendër të Tiranës, dy a tri postera, të ngjitura në një nga kolonat e Pallatit të Kulturës, (edhe këto të përmasava të vogla), njoftonin publikun kryeqytetas për fillimin e këtij aktiviteti të madh e të vetëm, që zhvillohet në vendin tonë. Ditën e hënë, ky handikap ishte kaluar disi, pasi edhe programi i festivalit, edhe katalogu i tij ishin gati (pavarësisht se ishte dita e dytë e festivalit). Por programi i shfaqjeve kishte vetëm tituj, pa asnjë hollësi tjetër, si emrat e autorëve, kategorinë e krijimit apo edhe vendin që përfaqësonin (si duket ishin në ilegalitet). Natyrisht që filmat e ditës së diel u përjashtuan nga votimi për publikun, pasi edhe kartelat respektive nuk ishin gati. Kur flasim për një festival ndërkombëtar dhe një festë të filmit, duhet që kjo festë të jetë edhe për publikun e gjerë dhe jo vetëm për organizatorët apo kineastët. Përderisa organizatorët vetë mendojnë se "... festivalet e filmit nuk janë thjesht arena garash, por akademi të vërteta, tempuj të kontakteve e të shkëmbimit të kulturave..., ekspozita dhe retrospektiva të veprave që përbëjnë themelin e kulturës dhe traditës kinematografike", kjo nuk duhet vetëm në fjalë, por edhe me vepra dhe, duhet të dinë se ashtu si meritat që kanë, të marrin edhe përgjegjësitë për këto "vogëlsira".
Leonard Olli
Box
Një festival ndërkombëtar filmi në Shqipëri, por "pa" shqiptarë
Pjesëmarrja e kineastëve të rinj shqiptarë në këtë festival është shumë e pakët. Kjo për disa arsye: së pari, në kategorinë e filmit artistik nuk u paraqit asnjë krijues shqiptar (në 49 konkurrues) dhe falë dy vajzave nga Kosova (dhe tetovarit Bujar Salihi, që përfaqësonte Francën), filmi shqiptar të paktën u cilësua si pjesëmarrës në këtë kategori. Ndërsa në kategorinë e dokumentarit situata është pak më ndryshe. Ervis Eshja & Mattia Soranzo dhe Anila Varfi së bashku me Bekim Graincevic dhe Zana Radogoshi nga Kosova, përfaqësojnë këtë zhanër përkrah 13 kolegëve nga e gjithë bota. Në filmin vizatimor përfaqësohemi nga Shaqir Veseli, Stefan Taçi dhe Shpend Bengu (në 21 pjesëmarrës) dhe në kategorinë e katërt, atë të filmit eksperimental nga 17 filma konkurrues, katër janë të autorëve shqiptarë, Dorian Ahmeti, Fani Zguro, Heldi Pema, Robert Aliaj. Ministria e Kulturës, si bashkorganizatore e këtij aktiviteti dhe Qendra Kombëtare e Filmit, duhet të dinë se në një festival ndërkombëtar që zhvillohet në Shqipëri, askush nuk na përjashton nga e drejta e të marrit pjesë.
l.olli
Në errësirë...
Leone, një grua invalide, e dëshpëruar, e cila mbijeton nën hijen e sëmundjes së saj. Nga pas e ndjekin hijet e „njerëzve normalë“ përtej një kuadrati të qelqtë të shtëpisë. Andrea, një tip torturues, bëhet dëshirë e çmendur për ta ndjerë veten femër. Regjisori Masset nuk limiton me fatin, por e kthen atë në udhë për të kujtuar thjesht njeriun. Ka magjinë e ekranit regjisori bullgar Olivier Masset në këtë film artisitk të 2004-ës.
Të bashkuar qëndrojmë...
Botët ndahen përherë në mënyrë të çudtishme, por gjithnjë mbajnë kufijtë me pleqërinë. Ka ironi të fortë regjisori norvegjez Hans Petter Moland, që cek për herë të parë filmin e shkurtër. Tetë veteranë shkojnë në „piknik“ me një moral të thjeshtë, plot humor, për të vdekur bash në zgrip të moshës. Por në „zemër“ kanë himin internacional, atë që u mësoi dhe frymëzoi Partia e Punës.
Rrugët....
Ka hyrë tinëzisht në rrugën kryesore Istrian Vodnjan që të rrëfejë në detaje lëvizjen biologjike të njerëzve, duke i parë deri në detaje të rëndomta. Regjisori kroat Damir Cucic, ka rrahur më se një mijë metra gjatësi rruge, me dyqind shtëpi përgjatë saj, duke e kthyer në një laborator dokumentarin e tij në qytetin e vjetër. Kërshëria nuk e ka gënjyer për të sjellë pamje artistike të rralla, në rrugën e përdredhur, ku ndërtesat „çajnë“ qiellin në atë vendtakim skenash, karnavalesh, gjuhësh, traditash e kulturash.
Lamtumirë, botë mizore!
Një djalosh i vogël, tepër i turpshëm „thyen“ ndrojtjen pas vdekjes së shokut të tij më të ngushtë. Për të mos pranuar humbjen, imagjinata fëminore ringjall shokun e tij. Plaku 80-vjeçar Karter, në sytë e djaloshit mbetet ironia midis dy moshave. Për këtë, regjisori Vito Rocco, në filmin e tij artistik shfaq dhe natyrën angleze. Indiferentë, të ftohtë, por plot shaka të kripura, për të mos pranuar dhimbjen. Ky është rasti tipik i një filmi të thjeshtë, që i shtohet vetëm inteligjenca pikante.
"Poeteka", në maj Festival
Ndërkombëtar i Poezisë
Ka disa muaj që në qytetin bregdetar të Durrësit, në fundjavë, era e detit dhe gotat e mbushura me verë shoqërojnë poezinë. Kjo është cilësuar "Poeteka", nga ideatorët si një rast përkëdhelës për poezinë shqiptare. Ndërsa, në maj, kjo do të kurorëzohet në një festival ndërkombëtar të poezisë. Qysh në krye, për Arjan Lekën, ky ishte synimi derisa tani e shpall këtë projekt, që përkoi me ardhjen e poetit dhe aktorit italian Claudio Pozzani. Po në maj, ky poet do të lançojë dhe botimin e tij poetik "Mërzi dhe Mërzi", që do të përkthehet në shqip. Pozzani do të jetë bashkorganizator me poetët shqiptarë, duke i shkuar pas idesë së shkrimtarit dhe poetit Leka. Pasi, tanimë janë "mbaruar" leximet poetike në publik, "Poeteka" synon ardhjen e poetëve nga vende të ndryshme në shqip.
Kur në vendin fqinj numërohem mbi 1 mijë të tilla festivale poetike, tek ne ky organizim është i pari. Madje, dhe eksperienca që morën poetët shqiptarë, gjatë leximeve në publik iu dha atyre përballjen më reale, në sfidën e njohjes. Për t’i shërbyer sërish këtij qëllimi, organizatorët kërkojnë që, në maj, ky aktivitet të kthehet në një ngjarje për poezinë, tanimë si koncept për njohje.
Hamza dhe Isufi,
piktorë në Zenit
Artistët Najada Hamza dhe Adrian Isufi çelën në ambientet e galerisë "Zenit" në Tiranë, një ekspozitë të përbashkët me 16 punime në pikturë dhe kolazh.
Piktorë, artistë, miq dhe artdashës ishin të pranishëm në çeljen e kësaj ekspozite, me punime të krijuara pas vitit 2000. Element bazë i punimeve të artistes Hamza, veçohej përdorimi i bimës, mëndafshit dhe argjendit. Shefe e Ateliesë së tekstilit pranë Institutit të Tekstilit dhe Modës, ajo njihet për përdorimin e materialeve të ndryshme në punime, duke filluar nga tekstili e deri tek akreliku. Punimet e saj janë ekspozuar në vende të ndryshme të botës si; Austri, Angli, Greqi, Irlandë, Itali dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ardian Isufi, i cili numëron rreth 15 ekspozita që prej vitit 1995, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende si; Italia, Franca, Austria, Maqedonia, u shpreh se "individi përballë shoqërisë është një nga linjat kryesore të kësaj ekspozite, që do të qëndrojë e hapur për publikun rreth dy javë".