Kthimi 10 mijë ha tokë turistike e lirë
07/12/2004 Rreth 10 mijë hektarë tokë, në zonën turistike, do të vihen në dispozicion të ish-pronarëve gjatë të 7 viteve të ardhshëm. Burimet nga grupi i punës së qeverisë kanë bërë të ditur se në këtë hapësirë janë përfshirë vetëm trojet, pasi toka bujqësore është e klasifikuar në një raport më të veçantë. Harta e paraqitur për këtë përcakton se tokat janë të shtrira kryesisht në zonën bregdetare. Ndaj dhe çmimi do të jetë tepër i lartë, gjë që e ul së tepërmi koston e kthimit dhe të kompensimit të ish- pronarëve. Nga ana tjetër mësohet se pjesa më e madhe e kësaj hapësire është tokë e pafrytshme, gjë që kushtëzon dhe përdorimin. Sipas të dhënave, rreth 6252 ha tokë në zonën turistike është e pafrytshme. Ndërsa mund të përdoret vetëm për ndërtim dhe turizëm. Procesi i kompensimit të kësaj zone do të shoqërohet dhe me një sistem të qartë urbanizimi, që do të jetë në përputhje të plotë dhe me ligjin për turizmin në Shqipëri. I gjithë procesi në fjalë do të shoqërohet dhe me një metodikë të përcaktimit të çmimit të tokave, pasi vlera e tokës së ish-pronarëve duhet të jetë e barabartë me atë që do të kthehet. Gjithsesi, vihet re që në Tiranë dhe në Durrës sërish nuk janë parashikuar tokë turistike apo bujqësore e lirë për t'u kompensuar. Burimet thanë se për këtë do të paraqitet një tjetër hartë prej grupit të punës, pasi situata në Tiranë është shumë më e komplikuar se në qytetet e tjera. Ndërsa është Saranda dhe Vlora, qytetet që kanë më shumë hapësira të tokave të lira, që do të përdoren për kompensim. Por, dhe në këto zona është vënë re kundërshtimi i banorëve autoktonë. Sipas tyre, toka e mbetur e lirë nuk mund të përdoret për kompensimin e ish-pronarëve të rretheve të tjerë, pasi ajo u përket atyre. Madje, për këtë janë paraqitur dokumente të ndryshme.
Tokat e frytshme
Komisioni i posaçëm ka paraqitur në Kuvend një tabelë, në të cilën bëhet e ditur se janë 2596 ha tokë në zonën turistike, të cilësuara të frytshme. Por, nuk është bërë e ditur nëse kjo hapësirë është tokë truall apo tokë bujqësore. Tokat në zonën turistike duket se do të mbajnë peshën kryesore në procesin e kthimit dhe kompensimit të ish-pronarëve. Në dosjet e paraqitura është theksuar se janë dhe 50 mijë ha tokë, që ende nuk u janë kthyer shqiptarëve. Ndërsa veç 10 mijë ha tokë turistike, për pronarët është vënë në dispozicion të ish-pronarëve dhe 100 mijë ha tokë bujqësore. Do të jetë Komiteti SShtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të pronave që do të përcaktojë nëse vlera e 100 mijë ha tokë është e barabartë me tokën që kanë pasur ish-pronarët. Procesi në fjalë pritet të fillojë në fillim të muajit janar. Kjo për vetë faktin se anëtarët e komitetit të pronave ende nuk kanë marrë në shqyrtim metodikën e paraqitur shtatë muaj më parë në një mbledhje të qeverisë.
Qeveria, pezull aktet nënligjore
Në qeveri nuk është paraqitur ende një dokument për zbatimin e ligjit për kthmin dhe kompensimin e pronave pronarëve të ligjshëm. Burimet kanë bërë të ditur se vetëm Komiteti i Shtetëror ka nisur punën për të ngritur komisionet zonale, por ende nuk është bërë asgjë as për përcaktimin e faturës konkrete dhe as për përcaktimin e çmimeve për qiratë e banesave të ish- pronarëve, ku banojnë persona të tretë. Opozitarët kanë paralajmëruar debate në parlament, në rast se ky afat nuk respektohet. Kjo dhe nga fakti se Bashkimi Evropian e ka konsideruar zbatimin e këtij ligji të barabartë me zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. E drejta e pronave konsiderohet e paprekshme në të gjitha konventat e miratuara prej Shqipërisë, ndërsa kjo është më e rëndësishme, duke parë faktin se Shqipëria aderon për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilimin me Bashkimin Evropian.
Kosto e papërballueshme
Mediu: Ligji është i pazbatueshëm
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur dje se europarlamentarët e kanë konsideruar të pazbatueshëm ligjin aktual për kthimin dhe kompensimin e pronave. I pranishëm në mbledhjen e Komisionit Evropian për Evropën Juglindore, Mediu ka thënë se gjatë punimeve të këtij komisioini është debatuar çështja e pronave në Shqipëri. Sipas tij deputetët e Parlamentit evropian janë shprehur skeptikë për sa i përket faturës financiare për kompensimin e ish- pronarëve. Në këtë komision është thënë se ligji aktual i miratuar nga parlamenti nuk mund të ketë zbatim, dhe në këtë rast, sipas Mediut, del se qeveria e ka ndërmarrë këtë iniciativë sa për t'i hedhur hi syve publikut, sepse ky ligj nuk do të zbatohet asnjëherë. Republikanët kanë qenë të parët që e kanë kundërshtuar projektligjin e miratuar nga maxhoranca për ish-pronarët. Ky ligj i hartuar nga një komision dypalësh mes pozitës dhe opozitës, sipas republikanëve bie ndesh me interesat e ish-pronarëve dhe nuk e zgjidh problemin as shumë të përfolur të pronave. Si zgjidhje, ata kanë parë rishikimin e të gjitha vendimeve të dhëna më parë për ndarjen e tokës në bazë të ligjeve që kanë dalë pas vitit 1992.
OSBE: Çmimi në Shqipëri më i lartë se në Vjenë
Një vit më parë, OSBE, në një qëndrim të vet, ka theksuar se çmimi i kthimit dhe kompensimit të pronave nuk mund të jetë sipas çmimeve të tregut. Në këtë vlerësim është thënë se çmimet në disa zona të Shqipërisë është më i lartë se në zonat e Vjenës. Ky ka qenë dhe një nga shkaqet pse grupi i posaçëm i punës ka paraqitur një metodikë të veçantë vlerësimit të tokave në Shqipëri. Sipas këtij dokumenti, çmimi bazë për tokat bujqësore do të vendoset nga fitimet prej prodhimit. Kësaj shifre do t'i shtohet afërsia me tregun, vaditshmëria si dhe kërkesat e tregut. Ndërsa për tokat truall, baza do të jetë te shitblerjet në agjencitë private, ndërtueshmëria e zonës si dhe ofertat nga blerësit. Në këtë rast do të përjashtohet trojet, që shërbejnë për zonat industriale. Në këtë mënyrë, tokat në qendër të Tiranës dhe pse me tregun e lirë shiten me mbi 800 euro metri katror, nuk do të shkojnë më shumë se 500 mijë lekë. Megjithatë kjo do të jetë sërish një objekt debati mes komitetit të pronave. Disa ditë më parë, kryetari i këtij komiteti ka kërkuar konsensusin e të gjitha forcave politike, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrihet në zbatimin e plotë të ligjit që është miratuar më 30 korrik të vitit 2004. Metodika e grupit të punës mësohet se ka marrë dhe mbështetjen e disa organizmave ndërkombëtare në Shqipëri. Ndërsa në dokumentin e paraqitur është theksuar se e gjithë puna është mbështetur në eksperiencat e shteteve të tjerë të Evropës.
Tokat per kompensim
Fier 348
Lushnjë 866
Lezhë 45
Shkodër 100
Kavajë 175
Vlorë 230
Sarandë 932
Gjithsej 2596
Turistike të pafrytshme
Fier 1195
Lezhë 1785
Vlorë 2747
Kavajë 525
Gjithsej 6252
Të refuzuara janë 809 ha