Kris Petersen, si e genjeva Enver Hoxhen dhe Mao Ce Dunin per 25 vjet
07/12/2004 Kris Petersen
Si e gënjeva Enver Hoxhën dhe Mao Ce Dunin për 25 vjet
Kris Petersen, komunisti fals Pieter Boevé që udhëtoi një jetë me paret e komunistëve
Një pensionist 76-vjeçar nga Holanda, ish-mësues matematike, ka rrëfyer për mediat holandeze se për më shumë se 25 vite me radhë është pritur e përcjellë nga ish-liderat komunistë në të gjithë botën, si kryetari i një partie komuniste marksiste-leniniste, parti e cila, në fakt, nuk kishte ekzistuar kurrë. Lajmi mori dhenë, kur ish-agjent Frits Hoekstra, botoi një libër me kujtime nga ditët e lavdishme të shërbimit sekret holandez.
Nën emrin Chris Petersen, kryetar i një partie të supozuar me 600 anëtarë të Holandës, ai ka udhëtuar me qindra herë në vende ish-komuniste dhe është takuar më shumë se 20 herë me Mao Ce Dunin dhe është pritur me krahë hapur edhe nga ish-sekretari i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha. "Në fakt, ne ishim vetëm 12 anëtarë dhe asnjë prej tyre s'e kishte idenë se çfarë ndodhte në realitet. E gjithë historia ishte një trillim i shërbimeve sekrete, për të mësuar se ç'ndodhte kryesisht në Pekin", rrëfen Boeve. Regjimi i Maos ishte kaq i mrekulluar nga zelli revolucionar i Peterson/Boeve dhe i partisë së tij marksiste-leniniste, madje, ata nuk kuptuan as faktin që gazeta e partisë së tij "De Kommunist" shtypej nga shërbimet sekrete holandeze (BVD). "Mesa di unë, MPLN ishte e vetmja parti false, por edhe e vetmja që funksionoi. Ne i dhamë çdo informacion për të gjitha politikat maoiste shërbimeve sekrete perëndimore. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme". Boeve u rekrutua nga shërbimet sekrete holandeze në vitin 1955, pas pjesëmarrjes së tij në Kongresin e Rinisë Botërore-Studentore, që u mbajt atë vit në Moskë. Për një arsye të ngjashme ai u ftua edhe në Kinë. Pas prishjes së marrëdhënieve me rusët, kinezët u përpoqën të joshin sa më shumë parti koministe perëndimore dhe Boeve e kuptoi shumë mirë lojën e tyre. "Për një muaj rresht u ftova në Kinë, në një seminar që drejtohej nga vetë Mao. Shumë shpejt u bëra një ekspert i vërtetë. Mund të mbaja edhe unë leksione me orë të tëra. Themelimi i partisë së tij, MLPN, u njoftua nga nga gazeta e partisë "De Kommunist", në vitin 1969. Misioni kryesor i saj ishte të minonte rolin e Partisë Komuniste gjermane, si edhe të krijonte besim të plotë te elita komuniste maoiste, ku, sidomos këtë të fundit e realizuan me shumë sukses. "Ata na adhuronin. Unë isha i ftuar në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të tyre. Gazeta e tyre kishte artikuj të gjatë e të hollësishëm për ne, e natyrisht, na dhanë shumë lekë", thekson Boeve. Por shumë nga grupet maoiste, të paafta për të vazhduar dhe për të kuptuar politikën e kthesave kineze, diku nga mesi i viteve '80, filluan të humbisnin besimin dhe natyrisht edhe MLPN e uli ritmin e aktivitetit të saj. Por deri vonë, edhe pas lëvizjes studentore të Tiananmen, Boeve u ftua përsëri në Kinë për të lavdëruar regjimin e falimentuar. Ekzistenca e "Projektit Mongol", ishte mohuar nga shërbimi sekret holandez (BVD) dhe, me shumë sukses ishte mbajtur sekret deri në shtator të këtij viti, kur ish-agjenti Frits Hoekstra, botoi një libër me kujtime nga ditët e lavdishme të këtij shërbimi. Ky libër ngriti një debat të madh në Holandë, pasi disa nga këta ish-radikalë kanë poste të rëndësishëm në jetën publike të këtij vendi. Boeve, i cili nuk ka qenë kurrë një spiun me pagesë, por ka jetuar më të ardhurat e tij në krye të një shkolle, nuk mund ta besonte se ishte zbuluar "aktiviteti" i tij. "Në shtëpi e dinin të gjithë, por asnjë tjetër s'e kishte idenë. Për sa i përket kolegëve dhe miqve të mi, të gjitha udhëtimet kishin të bënin me shkëmbime eksperiencash në lidhje me edukimin". Pas këtij zbulimi, edhe reagimet ka qenë nga më të ndryshmet, që nga shoku e deri në mosbesim. "Si mund të kemi besim te ty, më thonë miqtë e mi me të qeshur, disa më thërrasin 007. Nuk prish punë, të gjitha këto nuk më bezdisin. Jam i kënaqur me jetën që kam bërë. Kam shëtitur botën me paret e të tjerëve dhe ndiej se kam bërë vetëm detyrën time", ka përfunduar ai.
Enveri, 100 mijë USD në vit partive komuniste të Botës
Rastin më të pastër dhe më skandaloz të infiltrimit të agjenturës perëndimore në gjirin e së ashtuquajturës "lëvizje marksiste-leniniste" e tregoi në librin e vet, të sapobotuar, një nga drejtuesit e zbulimit holandez, Frits Hoekstra. Në libër ai tregon metodat që përdorte në të kaluarën e afërt shteti holandez, në bashkëpunim me CIA-n amerikane, për të përçarë lëvizjen e majtë ekstreme.
Ai zbulon se kryetari i Partisë Komuniste të Holandës, që mbante emrin e rremë Chris Petersen, ishte agjent, ashtu si dhe disa kolegë të tij, të cilët priteshin me nderime të mëdha nga udhëheqësit e kohës në Tiranë e Pekin. Jo vetëm kaq: ata trajtoheshin edhe me ndihma financiare, të cilat ende nuk janë specifikuar. Destinacioni i këtyre fondeve ishte përhapja e ideve marksite-leniniste nëpërmjet mjeteve propagandistike, që në Perëndim kushtojnë jo pak.
Ndërsa në Shqipëri, njëqind mijë dollarë caktoheshin nga Sekretariati i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë për të financuar partitë marksiste-leniniste nëpër botë, të cilat mbështesnin dhe përshëndesnin çdo mendim dhe veprim të saj.
Këto fonde u jepeshin atyre partive që mund të bënin kërkesat e tyre për financim në drejtorinë përkatëse të Komitetit Qendror apo sipas porosive që jepnin shefat kryesorë të Partisë. Rasti i Chris Petersenit ka habitur mjaft shtypin botëror duke u shprehur madje se "të qeshurat nuk mbaruan" kur dëgjonin këtë histori mashtrimi të madh.