E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjinushi mungon në kokteilin e Nanos

24/12/2004  Kryeministri Fatos Nano ka mbledhur në një kokteil deputetët e PS-së si dhe aleatët e tij në koalicion. Burimet kanë bërë të ditur se në kokteilin e dhënë me rastin e festave të Krishtlindjeve, ka munguar socialdemokrati Skënder Gjinushi dhe Gaqo Apostoli. Një veprim i tillë ka treguar dhe një herë ndarjen e madhe mes socialistëve dhe socialdemokratëve. Ndërkohë mësohet se dhe ministrat kanë qenë prezent të gjithë në pritjen e kreut të qeverisë. Ndërsa në kokteil Nano ka uruar deputetët për Vitin e Ri dhe për Krishtlindje, duke anashkaluar ndonjë thumb mbi mungesën e Skënder Gjinushit. Mësohet se kokteili është shtruar në një nga ambientet e Kryeministrisë, pas seancës ku u debatua mbi kodin zgjedhor. Duket se kokteili ka qenë dhe më i rëndësishëm pas votimit të Buxhetit të Shtetit me 71 vota pro, që ka treguar rimarrjen e shumicës nga Partia Socialiste. Gjithsesi, pjesëmarrja e Neritan Cekës, Vangjel Dules dhe e Lufter Xhuvelit ka treguar se ndryshimet në qeveri mund të qëndrojnë sërish në rendin e dytë të vëmendjes së kreut të qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›