Irak/Frika nga terroristët izolon monitoruesit
24/12/2004 Përfaqësuesit e shtatë shteteve do të mblidhen në Jordani këtë javë, nga ku do të vëzhgojnë procesin e votimit në Irak. Vendimi ka ardhur si rrjedhojë e rrezikut, me të cilin përballohen anëtarët e komisionit, thanë dje zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tyre, monitorues e të shtatë shteteve mund të jenë një objekt mjaft i synuar nga terroristët. Pas disa takimeve, shefi i zgjedhjeve të Kanadasë, Kingsli, tha se "nuk mund të dërgohen anëtarë të grupit në Irak, pasi kjo është shumë e rrezikshme". Sipas të dhënave, grupi i monitoruesve ka një eksperiencë pune me zgjedhjet në Afganistan dhe në Ukrainë. Duke vlerësuar monitoruesit, ai tha se "prej eksperiencës që ata kanë mund të japin ide më të mira për administrimin e procesit".
Kryetarët e komisioneve të qendrave të votimit të Kanadasë, Britanisë, Indonezisë, Meksikës, Panamasë, Shqipërisë dhe Jemenit do të jenë faktorët kryesorë në monitorimin e zgjedhjeve të 30 janarit në Irak. Një veprim i tillë është mirëpritur dhe përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë komision bën pjesë dhe kryetari i KQZ-së së Shqipërisë, Ilirian Celibashi, që është njëkohësisht dhe kryetari i drejtuesve të komisioneve zgjedhore të Evropës Lindore. Gjithsesi, duke parë situatën është menduar që komisionerët të qëndrojnë jashtë rrezes së luftës, pasi terroristët për të bërë më shumë bujë mund të tentojnë që të kryejnë sulme ndaj tyre, në rast se do të vendoseshin në Irak.