Nuk duroi fjalët e fshatit pas tradhtisë bashkëshortore vrau vjehrrin e të dashurës

22/03/2005 Ora 19.20
Vritet në derën e shtëpisë Hajdar Kala
Familja Kala ka qenë duke kaluar mbrëmjen në shtëpinë e tyre, kur në oborrin e shtëpisë janë dëgjuar fillimisht të lehura qeni dhe më pas një thirrje, duke u ndjekur nga dy të shtëna arme zjarri në ajër. Ishte Arif Quku, ai që kishte kërkuar të zotin e shtëpisë, Hajdarin, për të dalë jashtë shtëpisë. Menjëherë Hajdari, pavarësisht të shtënave, ka dalë në oborr dhe është përballur me tytën e armës së Qukut, që më pas do të ishte vrasësi i tij.
Duke e drejtuar mbi trup, Arifi ka qëllur dhe plumbi i dalë nga arma e gjahut e ka marrë në zemër, duke e rrëzuar përtokë. Familja Kala, e gjendur përballë të shtënave, ka reaguar duke tentuar të ndalojë autorin, ndërsa Hajdar Kala pas kësaj goditjeje u trasportua drejt spitalit, por nuk do të mund të mbijetonte, duke vdekur rrugës.
Ora 19.35
Hakmarrja ndaj Arif Qukut, lidhet dhe masakrohet
Menjëherë pas vrasjes, dolën familjarët e tjerë të familjes Kala, të cilët nuk hezituan, por u vunë në ndjekje dhe e arritën, duke e ndaluar atë në momentin që po tentonte të largohej. Ndërkohë që djali 18-vjeçar i vitkimës, Hajdar Kala, Gentiani përleshej me autorin e krimit, bashkëshotja e godet Arif Qukun me gurë dhe dru të gjendura në oborrin e shtëpisë. Së bashku me to kanë qenë edhe dy vajzat, Alketa, 21 vjeçe dhe Blerina, 15 vjeçe, por të frikësuara ato janë zhvendosur mënjanë. Mjetet e forta, me të cilat e kanë goditur nënë e bir, kanë dhënë efektin e tyre, duke i shkatuar fillimisht humbjen e ndjenjave, për t’i dhënë mundësinë të gjithë anëtarëve për ta lidhur për të evituar një reagim të tij deri në mbërritjen e policisë. Por Arifi nuk ka mundur të rezistojë shumë nga plagët, duke vdekur disa minuta më pas.
Ora 20.45
Policia ndërhyn, ndalon të dyshuarit
Terreni i thyer në fshatin Vuçan, të komunës Hotolisht, në rrethin e Librazhdit, e ka bërë mjaft të vështirë mbërritjen dhe punën operative të policisë. Në vendin e ngjarjes mbërriti vetë shefi i komisariatit të Librazhdit, Kujtim Muça i shoqëruar nga efektiva të policisë kriminale dhe asaj të rendit. Rruga shumë e vështirë ka vonuar ndërhyrjen e policisë, ndërsa efektivat e zonës kishin mundur të zbardhnin rrethanat dhe të identifikonin autorët. Banesa e Hajdar Kalas, ku kishin ndodhur krimet, është rrethuar menjëherë, për të mos lejuar largimin e të implikuarve ndërsa janë kontaktuar menjëherë familjarët të viktimës Aqif Quku, për të tërhequr trupin e pajetë.
Zbardhet motivi i krimit, prangosen gruaja dhe djali i kryeplakut
LIBRAZHD – Tradhtia bashkëshortore, ka qenë motivi i vrasjes së dyfishtë dy net më parë në një fshat të Librazhdit. Vrasësi i kryeplakut, duke mos duruar llafet e përhapura prej viktimës së tij, pas tradhtisë me nusen e djalit të Hajdarit, vendosi të hakmerret. Ndërkohë, pas krimit, të afërmit e viktimës e lidhin dhe e masakrojnë atë.
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se dy persona, janë ndaluar si të dyshuar për vrasjen e vrasësit të të afërmit të tyre, mbrëmjen e së dielës në fshatin Vuçan, të komunës Hotolisht, në rrethin e Librazhdit. Sipas burimeve të komisariatit të Policisë së këtij Rrethi, mësohet se janë prangosur Lahe Kala, 43 vjeçe, bashkëshortja e viktimës së parë, Hajadr Kala, si dhe djali i saj, Gentiani 18-vjeçar. Burime të policisë lokale, bëjnë të ditur se nëna, ka marrë mbi vete përgjegjësinë dhe autorësinë e vrasjes së vrasësit të bashkëshortit të saj, ndërsa ka zhveshur nga përgjegjësia djalin.
Policia
“Kontrolli mbi situatën ka qenë tepër i vështirë”, ka sqaruar dje shefi i komisariatit të Policisë së Librazhdit, Kujtim Muça, i cili së bashku me efektivat e tij kanë arritur të dorëzojnë pas ekspertimit trupin e pajetë të Arif Qukut. Jo vetëm kaq, por policia ka arritur edhe të marrë në pyetje pjesëtarët e familjes Kala për ngjarjen, duke shoqëruar menjëherë në komisariat vetëm dy prej katër pjesëtarëve të ndodhur në vendin e ngjarjes.
Sipas Muçës, mësohet se “është sekuestruar arma e gjahut, tip ‘Shotgan’, e cila ishte pa leje, pronë e Aqif Qukut, si dhe gëzhojat e gjetura në oborrin e shtëpisë.
Sipas kryepolicit të Librazhdit, mësohet se “evidentimi i ngjarjes ka vazhduar edhe pas mesnate, ndërsa nuk ka patuar asnjë reagim tjetër në fshat, duke evituar një konflikt, që mund të ishte kthyer në gjakmarrje”.
Arrestimet
Përfundimi i procedurave hetimore si dhe ekspertimi i vendit të ngjarjes ka bërë që shumica e efektivave të policisë së Librazhdit të tërhiqen, ndërsa është bërë i mundur kontrolli i situatës për çdo të papritur edhe gjatë funeralit të Arif Qukut, të zhvilluar ditën e djeshme në fshtin Vulçan.
Ndërkohë edhe ngjarja e dytë ka patur autorët e saj të arrestuar nga policia. Nënkomisar Kujtim Muça deklaron se rreth orës 11.00 të ditës së djeshme është vendosur masa e arrestit në flagrancë për shetasen Lahe Kala, 43 vjeçe, lindur në fshatin Kokrevë dhe banuese në Vulçan dhe për djalin e saj Gentjan Kala, 18 vjeç, për veprën penale të vrasjes me dashje, duke i kaluar materialet prokurorisë së rrethit për ndjekje të mëtejshme.
Tradhtia në çift, motivi i grindjes midisa familjeve Kala e Quku
Nusja e djalit të Hajdarit, tardhtoi burrin me Arifin
Historia e grindjes midis familjeve Kala dhe Quku, e ka zanafillën rreth dy vjet më parë, kur djali i madh i Hajdarit, Arjan Kala, 24 vjeç, së bashku me bashkëshorten e tij ishin bashkuar në Greqi me motrën dhe bashkëshortin e saj, Arif Qukun. Pas një kohe relativisht të shkurtër, Arjani kishte mundur të zbulontë tradhtinë e gruas së tij, duke e zënë në flagrancë me bashkëshortin e motrës së saj, Arifin. Kjo ngjarje u pasua edhe me shkurorëzimin e dy bashkëshortëve Kala.
Dy vjet më vonë, saktësisht dy javë më parë, Arif Quku kthehet në fshatin e tij në Vulçan. Këtu Arifi është përballur me thashethemet në fshat dhe opinionin për atë se çfarë kishte ndodhur në Greqi. Gjatë kësaj kohe, ai planifikon vrasjen e kryeplakut të fshatit, babait të Arjanit, i cili, sipas tij, ka shpërndarë të gjithë thashethemet në fshat, duke deklaruar se “djali e ka ndarë nusen, pasi mori vesh për tradhtinë”.
E zhvendosur nga Greqia, situata ishte edhe më e rëndë në fshat, ku edhe paragjykimet kanë rendur me shpejtësi, duke u pasuar me reagimin deri në armë të Arifit dhe me reagimin e familjarëve të viktimës së tij, të cilët mbrëmjen e së dielës e kapën, e lidhën dhe e masakruan atë.
Gentian Kala, djali 18-vjeçar i Hajdarit
“Po të mos e vrisnim, do të na vriste ai ne”
Gentiani, djali i Hajdarit, mohon të ketë qëlluar vrasësin e babait të tij, por, sipas pohimeve të tij, para grupit të ekspertëve, mësohet se Arfin e vranë për vetëmbrojtje.
Si ka ndodhur vrasja e babait tuaj?
Ishim si çdo mbrëmje në shtëpi përpra televizorit, kur dëgjojmë të lehurat e qenve, një thirrje për babanë dhe më pas disa të shtëna në ajër. Të frikësuar të gjthë heshtëm në ato momente, ndërsa babai doli jashtë dere, duke parë se kush ishte. Në kohën që babai del, ai i gjuan me armë, duke e rrëzuar poshtë.
Çfarë bëtë më pas?
Menjëherë dola dhe pashë babanë përtokë. Tentova dhe ndala autorin, ndërsa nëna tentoi të më ndalte mua të kacafytesha me atë, ndërsa e godiste me çfarë ka gjetur aty në oborr. Nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur, vetëm kujtoj se më pas nëna ka marrë një litar për ta lidhur se mos na godiste ne.
Ju e keni goditur autorin me mjete të forta?
Në atë kohë jam kthyer te babai, i cili merrte frymë dhe së bashku me motrat kërkonim ta trasportonim për në spital. Me një mjet aty jam nisur me babanë në spital dhe nuk di se çfarë është bërë më tej. Mbaj mend se në kohën që ne po kërkonim t’i merrnim armën për të shpëtuar vetë, nëna e ka goditur me gurë për të më shpëtuar mua dhe më pas ai ka rënë pa ndjenja. Nuk di se çfarë ka ndodhur më tej, pasi kam shoqëruar babanë në spital, por po të mos e godisnim, ai do të na vriste ne, kështu që ishte vetëmbrojtje.
Lahe Kala, bashkëshortja e Hajdarit
“Arifin e vrava unë, për të shpëtuar djalin”
“Nuk mund të them asgjë për ngjarjen. Vendosni ju. Kam humbur shtyllën e familjes për një tradhti që ka ekzistuar dhe që duhet të na rëndonte më tepër ne si familje sesa atij. E kam vrarë unë për të shpëtuar të paktën djalin, i cili po përleshej me vrasësin”. Kështu mësohet të jetë shprehur para grupit të ekspertëve, bashkëshortja e Hajdarit, Lahe Kala.
“Nuk kemi patuar asnjë konflikt me njeri dhe autori ka ardhur për të na vrarë”.
Kaq flet gruaja 44-vjeçare, e cila tashmë ka marrë autorësinë e krimit të dytë, i cili sheshoi edhe një hakmarrje, që mund të lindte midis dy fiseve.
Ngjarja e rëndë nuk do të shuhet lehtë në kujtesën e fshatarëve të Vulçanit, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë përcjellë për në banesën e fundit vrasësin i kryeplakut. Ndërkohë trupi i pajetë i Hajdar Kalës ka qëndruar edhe dje në morgun e spitalit për të vazhduar sot me funeralin e tij.