Festohet Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë
Fëmijët kryeqytetas dje kanë mundur që të "kujtohen" edhe për librat e tyre. Në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë në Tiranë janë zhvilluar disa veprimtari nga Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë dhe sektori shqiptar i IBBY-t.
Data 2 prill duhej të shndërrohej në një festë të vërtetë për të gjithë fëmijët, për shkak të simbolikës së shënuar të saj. Ajo festohet në të gjithë botën në përkujtim të ditës së lindjes së shkrimtarit të njohur për fëmijë, Hans Kristian Andersen. Mëngjesin e djeshëm, disa mijëra kartolina janë lëshuar nga ajri në oborret e shkollave. Kartolinat mbartnin mesazhin botëror të IBBY-t, që synon të afrojë fëmijët me librin. Ato kanë qenë edhe ftesa për të vegjlit, për të marrë pjesë në një spektakël në Teatrin e Kukullave, zhvilluar në mesditë. Aty merrnin pjesë fëmijët më të mirë interpretues të kryeqytetit, të cilët recituan krijime të përzgjedhura të poetëve të vegjël nga e gjithë Shqipëria. Të ftuar të rëndësishëm ishin edhe një grup shkrimtarësh për fëmijë. Aktualisht niveli i librave për fëmijë, që botohen në vendin tonë, lë shumë për të dëshiruara. Kjo sidomos në rrafshin e përkthimeve e sidomos në gabimet e shumta ortografike dhe gramatikore që vihen re shpesh në botime komerciale, që si primare kanë fitimin mbi produktin me kosto të lirë. Aktiviteti i librit ka hapur siparin e muajit kulturor Shqipëri-Kosovë, nën kujdesin e dy kryeministrave, Berisha e Thaçi. Ai do të pasohet nga një ekspozitë e njëkohshme në Tiranë e Prishtinë të piktorëve të vegjël, me punime kushtuar Pavarësisë së Kosovës.