Qendra e shërbimit social, vetëm këshilla për të varfrit e uritur
Prej disa muajsh në qytetin e Kukësit funksionon një strukturë civile për njerëzit në nevojë, e emërtuar Qendra e Shërbimit Social, e ngritur me fondet e Bankës Botërore, në bashkëpunim me bashkinë. Drejtuesja e qendrës, Lirie Gjana, tregon se kjo qendër u shërben kryesisht kategorive në nevojë, duke filluar me fëmijët, gratë, adoleshentët, të sëmurët mendorë dhe pleqtë. Gjana thotë se qendra ka punësuar një staf me 10 specialistë, që janë tre punonjës socialë, një mjek, një jurist (këta të fundit part-time) dhe 5 edukatore. Shërbimi konsiston në vizita mjekësore falas për këdo që paraqitet, kryesisht njerëzit në nevojë, konsulta social-psikologjike, konsultime për gratë mbi çështje gjinore, si dhe për dhunën në familje etj. Por mbi të gjitha edukim fillestar për fëmijët e ashtuquajtur "të rrugës", që janë edhe analfabetë. Aty vazhdojnë të përfitojnë rreth 60-70 persona, nga të cilët 10 fëmijë plotësisht analfabetë deri në moshën 16 vjeç, 15 fëmijë me aftësi të kufizuara, 10 të rinj që duan të largohen nga alkooli apo duhani dhe që marrin mësime kundër drogës apo sidës, 15 gra të cilat kanë gjetur, siç e pranojnë ato, një strehë morale ku flasin për dhunën e pësuar mbi vete, kryesisht në familje. Në qendrën e shërbimit social, në dy-tre dhoma që dikur kanë qenë zyrat e ngushta të filialit të elektrikut, gjen një numër pensionistësh që kalojnë ditën duke luajtur shah apo domino. E parë në tërësi, kjo qendër kryen një shërbim tepër të rëndësishëm për të gjitha grup-moshat, madje mësohet se pushteti në Kukës ka plane për të përshtatur një godinë më të mirë në qendër të qytetit, përkatësisht shtëpinë e ish-ushtarakëve, për ta kthyer në një qendër afatgjatë. Po në Kukës, njerëzit para se të shkojnë te kjo qendër kanë nevojë për të mbushur barkun me bukë.
Ja çfarë tregojnë zyrat e specializuara
Nga zyra e mbrojtjes së fëmijëve në bashki, e cila më parë ka funksionuar si një projekt i shoqërisë civile, mësohet se në Kukës rreth 100 fëmijë klasifikohen si kontingjent i rrezikuar, si fëmijë të rrugës etj., që lypin lëmoshë, rrëmojnë mbeturina nëpër kazanët e plehrave, shfrytëzohen në punë fizike duke shitur në rrugë apo në punë të ndryshme. Një pjesë e tyre nuk kanë bërë asnjë ditë shkollë. Më ekstremet e kësaj kategorie janë dy familje, të cilat mbijetojnë pa pasur asnjë të punësuar, ndërsa fëmijët shkojnë dhe mësojnë të shkruajnë emrat e tyre te Qendra e Shërbimit Social. Nëpunësit e kësaj qendre thanë se sipas mendimit të tyre, problemi i parë me të cilin përballen familjet në nevojë është një pjatë supë dhe 200 gramë bukë sa për të mbajtur frymën gjallë. "Edhe në qendrën tonë vijnë vetëm atëherë kur kanë gjetur ndonjë gjë për të ngrënë. Ne shpesh kur shkojmë në banesën e tyre i gjejmë të shtrirë nga uria", tha një punonjëse sociale, e cila druhet të identifikohet për të mos humbur vendin e punës. Në të vërtetë nuk është se nuk njihet gjendja nga drejtuesit e pushtetit vendor. Po kështu, kjo gjendje njihet shumë mirë edhe nga strukturat e shoqërisë civile, si dhe zyra e mbrojtjes së fëmijëve në nevojë pranë bashkisë. Arta Kastrati, punonjëse sociale e zyrës, tregon se problem i parë që duhet shtruar për zgjidhje është ai ekonomik, pasi "thjesht ata njerëz nuk kanë se çfarë të hanë dhe ne kemi evidentuar të paktën 35 familje për të cilat i kemi rekomanduar bashkisë të japë ndihmë të plotë ekonomike", thotë Kastrati. Problemi i dytë, shumë i rëndësishëm për familjet në nevojë në Kukës, paraqitet strehimi, që ndiqet nga statusi i munguar i personave me aftësi të kufizuar, kryesisht mendore, pasi ata mund të përfitonin shërbime dhe ndihma. Në qytetin e Kukësit rreth 1800 familje përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike, prej të cilave disa qindra e përftojnë të plotë. Ky kontingjent përbën gati gjysmën e popullsisë së qytetit. Numri i familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme dhe uri është shumë më i madh nga çfarë deklarojnë shoqatat apo çdo strukturë tjetër. Një numër familjesh mesatarisht me 5 deri në 7 persona, edhe pse mund të ketë një person të punësuar, nuk mundet të plotësojë asnjë nevojë tjetër përveçse atë të mbijetesës fizike. Sidoqoftë, e zonja e një prej këtyre familjeve në nevojë e që trajtohet nga Qendra e Shërbimit Social në Kukës, thotë se "qendra duhet të mos kursehet e të vendosë aty një kazan supe, se nuk u fik bota".