Tekstet shkollore, izolohen në Durrës vlerësuesit
Tekstet shkollore të këtij viti janë në fazën e përzgjedhjes. Një komision prej afro 100 vetash po bën vlerësimin në qytetin bregdetar të Durrësit. Burime nga ky komision bënë të ditur dje për shtyp se "po korrigjohen bocetet e paraqitura nga shtëpitë botuese për secilin tekst mësimor". Librat fitues dalin pas një jave.
Mësuesit, pedagogët dhe shkencëtarët pjesë e këtij ekipi vlerësojnë librat në shumë aspekte, siç është ai shkencor, kurrikular, gjuhësor dhe teknik. Grupet e punës kalojnë një bocet nga një tryezë pune në tjetrën, derisa nxjerrin pikët për secilin prej tyre. Mësohet se gjithçka kryhet jashtë syve dhe veshëve të botuesve. Kjo për arsye sigurie, në mënyrë që anëtarët e komisioneve të mos japin favore në vlerësim.
Pas dy vjetësh praktikë Alterteksti, në vendin tonë është krijuar rrjeti i botuesve të librave të shkollës. Këta botues kontraktojnë autorët, të cilët hartojnë fillimisht bocetet e librave, në bazë të një programi të përbashkët të Ministrisë së Arsimit. Ato janë dorëzuar në MASH në fillim të muajit mars. Mësohet se mbi bocete ka vetëm numra identifikues dhe jo emrat e shtëpive botuese. Ministria e Arsimit miraton më shumë se një libër shkollor për një klasë të caktuar. Kështu për klasën e 6-të janë në treg 3 tekste alternative. Në këtë fazë, komisionet bëjnë pikërisht këtë gjë, përzgjedhin tekstet fituese. Mjafton që ato të kenë plotësuar kriteret e vendosura nga MASH dhe nuk ka rëndësi numri i librave alternativë. Kështu hartohen tekstet e reja për klasën e tetë dhe gjithë botuesit paraqesin bocetet e tyre. Komisionet duhet të miratojnë ata libra që janë brenda parametrave të caktuar. Për vlerësimin e cilësisë së përmbajtjes së teksteve, janë angazhuar një numër i madh specialistësh dhe mësuesish me të cilët janë krijuar grupet e komisionerëve sipas lëndëve. Tekstet e miratuara duhet të kenë tregues të lartë të anës shkencore dhe gjuhësore. Kjo pritet të shihet pas mbylljes së fazës vlerësuese. Mësuesit po bëjnë vlerësimin e aspekteve metodike të përmbajtjes për secilën lëndë, ndërsa pedagogët shohin anën shkencore të përmbajtjes. Një komision i veçantë përbëhet nga gjuhëtarë të nivelit të pedagogut për shqyrtimin e anës gjuhësore. Një vit më parë, në konkursin e teksteve shkollore morën pjesë 28 shtëpi botuese dhe u paraqitën 234 tekste. Për këtë vit, statistikat dalin pas një jave, kur të përfundojë konkursi i këtij viti. Tekstet fituese do të shtypen gjatë verës dhe do të shërbejnë për vitin shkollor që po vjen 2008-2009. Vlerësimi i ofertave të paraqitura, që bëhet në bazë të kurrikulës zyrtare, cilësive teknike, të çmimit, anës gjuhësore dhe shkencore u realizua nga 250 mësues, profesorë dhe gjuhëtarë. Vendimi i Këshillit të Ministrave më 8 mars të vitit 2006, zyrtarizoi mënyrën e re dhe reformën në sigurimin e teksteve shkollore, Altertekst, si dhe ngritjen e Bordit të Miratimit të Teksteve pranë MASH. Ky i fundit shqyrton paraprakisht të gjitha tekstet e propozuara nga botuesit dhe certifikon prej tyre, ato që do t‘i paraqiten shkollës për përzgjedhje sipas kritereve të përmbajtjes, të cilësive teknike dhe të çmimit.