Regjistrimi i popullsisë myslimanët e Elbasanit: Duam ta monitorojmë
ELBASAN- Teologë të mirënjohur elbasas nëpërmjet një deklarate janë shprehur se mijëra besimtarë myslimanë, të kryeqendrës së Shqipërisë së Mesme, në Ditën e Shenjtë të Faljes së Fiter Bajramit kanë firmosur një peticion drejtuar Komunitetit Mysliman Shqiptar , nëpëmjet të cilit i kërkojnë Qeverisë Berisha që të garantojë transparencë maksimale të procesit të rregjistrimit të popullsisë mbi bazën e etnisë dhe fesë.
Bashkësia e besimtarëve myslimane të Elbasanit nëpërmjet këtij peticioni paralajmëron se në rast evidentimit të parregullsive gjatë këtij procesi , ata do të bojkotojnë procesin, jo vetëm në rajonin e Elbasanit por në të gjithë vendin.
Arben Ramkaj një prej teolegëve më aktivë që po udhëheq këtë nismë shpreh besimin se ky proces do jetë i rregullt por kërkon “patjetër monitorimin e tij nga përfaqësues të Komunitetit Mysliman. Ndërkaq edhe presidenti i Nderit i Xhematit të Elbasnait Faik Xhota bën thirrje për kryerjen me përgjegjshmëri jashtëzakonisht të madhe të këtij procesi.
FESTA
Më herët në të gjithë qarkun e Elbasanit në mbi 100 xhami janë zhvilluar ceremonitë e faljes së fiter Bajmamit. Ndërsa në qytet falja u zhvillua në sheshin qëndror para portës kryesore të Kalasë me pjesmarrjen e mijëra besimtarëve myslimanë të të gjitha grupmoshave dhe të profesioneve nga më të ndryshmet . Gjatë këtij riti besimtarët u përshëndetën nga myftiu Agim Duka dhe teologë të tjerë. Myftiu i Elbasanit Agim Duka nga ana e tij uroi në veçanti besimtarët myslimanë por edhe të gjithë bashkëqytetarët e të gjitha besimeve për më shumë paqe, begati, lumturi dhe harmoni.
Elbasani është një nga rajonet ku dominon popullsia me besim mysliman por që shquhet pë harmoninë fetare . Në ceremoninë e e sotme ra në sy mungesa në shesh e përfaqëuesve të politikës dhe e deputetëve të këtij qarku të cilët e kishin kthyer në traditë pjesmarrjen në ceremoni të tilla.Më pas myftinia organizoi një pritje ku merrnin pjesë besimtarë myslimanë, përfaqësues të klerit të besimeve të tjera fetare, pushtetarë lokalë. Në festa të tilla besimtarët myslimanë elbasanas i përcjellin njëri tjetrit urime të përzermërta dhe presin vizita edhe për vëllezërit e besimeve të tjera fetare.
(Fatmir Popja/s.g/BalkanWeb)