Vritet kryeplaku, më pas maskrohe autori

21/03/2005 Krim i dyfishtë, të afërmit e viktimës kapin autorin dhe e vrasin
LIBRAZHD – Dy vrasje të njëpasnjëshme brënda 30 minutave kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kokrevë të komunës së Hodolishti. Kryeplaku i fshatit, Hajdar Kala, është vrarë nga një bashkëfshatarë i tij për motive pronësie, ndërkohë që, rreth gjysëm ore më vonë familjarët e viktimës së parë, kanë masakruar autorin e vrasjes, Arif Çukën, të cilin e kanë kapur para se të binte në prangat e policisë. Ngjarja e rëndë me dy viktima nga i njëjti fshat ka terrorizuar të gjithë banorët e zonës. Në drejtim të zonës së Kokrevës janë nisur forca të shumta të policisë, për të mbajtur nën kontroll situatën e krijuar dhe për të qetësuar gjëndjen e acaruar mes dy familjeve, që sot do të përcjellin djemtë e tyre për në banesën e fundit. Zanafilla e ngjarjes së rëndë, mësohet se ka qenë një konflikt i nisur shumë kohë më parë për motive pronësie toke.
Vrasja e kryeplakut
Sipas burimeve policore, mësohet se rreth orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme, të shtënat e armëve kanë terrorizuar fshatin Kokrevë të komunës Hotolisht në rrethin e Librazhdit. Kryeplaku i këtij fshati, është gjendur përballë plumbave pas një konflikti të vjetër pronësie. Hajdar Kala, 36 vjeç i cili është plagosur me armë zjarri, është trasportuar menjëherë për në spitalin e Librazhdit, por ka gjetur vdekjen, sapo ka mbërritur në spital dhe çdo ndërhyrje e mjekëve ka qënë e panevojshme. Ndërkohë efektiva të komisariatit të Librazhdit, kanë mbërritur menjëherë në fshat. Uniformat blu, nuk e kanë patur të vështirë që të bëjnë identifikimin e autorit të vrasjes së sapo ndodhur, duke e shpallur në kërkim, pasi ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Mësohet se vetë kryekomisari i Librazhdit, Kujtim Muça, ndodhet në fshatin e largët, ku edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë. Ndërkohë që burimet policore bëjnë të ditur, se debatet për tokën kishin kohë që kishin lindur midis dy bashkëfshatarëve dhe grindja e djeshme mes tyre ka arritur kulmin, pikërisht në momentin që Arif Çuka ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të kryeplakut të fshatin. Vrasja e Hajdar Kala ka përkeqësuar brënda pak minutave situatën në fshat.
Hakmarrja
Vetëm gjysëm ore më vonë, në fshat është regjistruar edhe një tjetër ngjarje e rëndë, që do ta vuloste tragjedinë. Sapo një pjesë e familjes ka përcjellë për në spital të plagosurin, i cili ishte në grahmat e fundit të jetës, meshkujt e fisit Kala, të egërsuar për sa ndodhi kanë arritur të kapin, të lidhin dhe më pas të ekzekutojnë barbarisht autorin e vrasjes. Hakmarrja ka qënë e menjëhershme dhe e ftohtë, aq sa është përjetuar nga të gjithë banorët e Kokrevës si një terror me armë mbrëmjen e së dielës. Mësohet se Arif Çuka, është vrarë 30 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia e kishte shpallur në kërkim për vrasjen e bashkëfshatarit të tij. Një konflikt i vjetër pronësie është mbyllur me dy viktima dhe një hasmëri e që duket se do të jetë e përjëtëshme midis dy familjeve. Ngjarja e rëndë e regjistruar disa kilomtera larg Prrenjasit, ka bërë që të shoqërohen disa banorë të zonës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.