Ushtarakët: Procedura që do të ndiqet për pensionet
24/06/2009 Priten vendimet e posaçme të qeverisë për procedurat që do ndjekin organet e sigurimeve
Organet e sigurimeve shoqërore që do të merren me përllogaritjen e pensioneve për ushtarakët e liruar në rezervë, ende nuk janë pajisur me udhëzimet e posaçme, mbi bazën e të cilave do të detajohet masa konkrete e përfitimit për të gjitha shtresat që mbulon ligji.
Kjo pasi ende, nuk janë publikuar aktet në lidhje procedurën që do të ndiqet për kontributet e ushtarakëve të liruar para 1996. këto të fundit, do të jenë vendime të posaccme që do të zbërthejnë dhe procedurën e plotë të llogaritjeve. Por burimet pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore bëjnë të ditur se deri tani ende s’ka mbërritur asnjë udhëzim në lidhje me zbatimin e efekteve financiare që përcakton ky ligj. Shoqata e ushtarakëve e ka kundërshtuar këtë ligji, madje e ka cilësuar si më të keqin që është hartuar ndonjëherë, pasi jo vetëm vë shenjën e barazisë ndërmjet efekteve të llogaritjes për të gjitha shtresat e ushtarakëve, por nga ana tjetër demotivon edhe ata që janë aktualisht në detyrë, për shkak se ulet masa e pensionit që do të përfitojnë kur të plotësojnë kriteret. Sipas përfaqësisë së shoqatës, e vetmja rrugëzgjidhje për këtë çështje mbetet sërish Gjykata Kushtetuese, të cilës i është kërkuar që rishikimi i ligjit dhe bllokimi i fuqisë vepruese të tij, thirrje kjo e ngjashme me atë që ndodhi dy vjet më parë, kur kjo gjykatë hodhi poshtë një tjetër ligj të propozuar për llogaritjen e pensioneve të kësaj kategorie. Megjithatë, nga ekzekutivi është deklaruar se do të dalin vendime të tjera për institucionet zbatuese të ligjit mbi fazat dhe procedurat e llogaritjes së pensioneve të kësaj kategorie. Nenet e ndryshuara në ligjin e miratuar tashmë përcaktojnë se për pension të parakohshëm parashikohet të njihet si periudhë sigurimi, për efekt të pensionit, paga referuese mbi të cilën është llogaritur trajtimi financiar dhe jo pagesa minimale. Ndërkohë për rreth 9985 përfituesit aktualë, kontributi mesatar mujor që paguhet nga buxheti është rreth 70 milionë lekë ose 840 milionë lekë në vit. Efektet financiare që mbart ky ligj për pensionet suplementare të ushtarakëve që kanë fituar pension pleqërie para vitit 1991, parashikohen rreth 45 milionë lekë në muaj, ndërkohë që do të vazhdojnë të trajtohen dhe të rillogariten pensionet aktuale të parakohshme për 9603 ushtarakë të tjerë, të cilët kanë përfituar nga ligji i mëparshëm, për 382 ish-policë si dhe 4761 pensione suplementare të njohura aktualisht.
Kundërshtimet e ngritura nga shoqata
“Varianti i ri sjell ndryshimin e skemës së pensioneve të parakohshme dhe atyre suplementare të ushtarakëve. Për pensionet e parakohshme janë hequr gradat (të cilat nuk do të merren parasysh për rillogaritjen), ndërsa për pensionet suplementare të pleqërisë është vendosur të merret parasysh 1 për qind e pagës për vjetërsinë. Kjo gjë ndikon në uljen e masës së pensionit për këto kategori. Në ndryshimet e bëra pohohet se ka ndryshuar skema e pensioneve suplementare të pleqërisë. Nëse në ligjet e aprovuara më parë ka pasur një skemë vjetërsie të përcaktuar që me 15 vjet shërbim merrje 40 për qind të pagës, ligji i miratuar së fundi ka përcaktuar që çdo vit do të jepet vetëm 1 për qind. Kështu, nëse një individ ka rreth 20 vjet, do të trajtohet me 20 për qind të pagës, por jo më shumë se 50 për qind, çka është shumë cenuese, duke përsëritur në thelb të njëjtën gjë të rrëzuar edhe nga organet gjyqësore më parë”, - shprehen ushtarakët.