E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 mijë studentë do të pranohen në Universitetin e Tiranës këtë vit

Pas mbledhjes së krerëve të Universitetit të Tiranës lidhur me diskutimin e pranimit të studentëve për këtë vit të ri akademik u mor një vendim. Sipas tyre 7 mijë studentë do të pranojë Universiteti i Tiranës vitin e ri akademik. Në këtë vendim ka dalë rektorati, pas bilancit të bërë nga çdo fakultet për gjendjen e stafit të pedagogëve dhe ambienteve. Rektori Dhori Kule ka deklaruar se sivjet do të ketë 1 mijë kuota më shumë, por kjo rritje nuk do të shpërndahet në të gjitha degët. Nga shtimi i kuotave përfiton Fakulteti i ekonomikut, Fakulteti i Drejtësisë Si dhe Fakulteti i shkencave sociale. Por në bazë të vendosjes së kuotave të pranimit për fakultete të ndryshme kishte edhe nga ata që kërkuan ulje të kuotave të pranimit të studentëve. Si rrjedhojë Fakulteti i Mjekësisë ka kërkuar ulje të pranimeve. Rektori Kule ka propozuar që edhe degët e mësuesisë të kufizojnë pranimet në varësi të nevojave të tregut pasi gjatë këtyre viteve nga këto fakultete janë nxjerrë më shumë studentë sa çmund të thithë tregu i punës. Propozimet e Universitetit të Tiranës i janë dërguar Ministrisë së Arsimit e cila pritet t'i kalojë për miratim në këshillin e ministrave. Drejtuesit e universitetit deklarojnë se kuotat duhet të miratohen nga qeveria në fund të qershorit, kohë kur maturantët plotësojnë formularin për universitetet ku duan të shkojnë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›