Vidhet dyqani AMC në qendër të Fierit
18/05/2005 Policia në vendngjarje pas 7 orësh
FIER - Grabitet në qendër të qytetit të Fierit, një prej dyqaneve të kompanisë celulare AMC. Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se janë evidentuar 10 aparatë celularë të vjedhur të markave të fundit, të cilët variojnë nga 400-600 mijë lekë (të vjetra).
Kjo vjedhje është kryer me anë të thyerjes së xhamit të jashtëm të njësisë. Autorët kanë shfrytëzuar orët e vona pas mesnatës duke u gdhirë dita e djeshme, rreth orës 02.00 të mëngjesit, gjë që është vërtetuar nga rrëfimi i disa banorëve të pallatit ku ndodhet dyqani.
Disa gurë kanë mjaftuar për të thyer xhamat e vitrinës së dyqanit dhe për të marrë prej andej aparatet celularë.
Gjatë vjedhjes, ka rënë për disa çaste sistemi i alarmit të njësisë, por askush nuk është afruar për të parë ç’ka ngjarë. Edhe njëri prej policëve të një banke, vetëm 50 m larg kësaj njësie, sipas policisë, dëshmon se nuk ka parë asgjë.
Dje në orët e para të mëngjesit kanë qenë forcat e policisë bashkiake që kanë njoftuar policinë e rendit për të kryer veprimet proceduriale dhe hetimore, por vetëm pas orës 09.00 të mëngjesit u dukën policët e rendit dhe të krimeve.
”Më parë kanë mbërritur gazetarët, sesa policia”, pohon punonjësja e kësja njësie celularësh, e cila vetë kishte marrë vesh vjedhjen vetëm në orën 07.00 të mëngjesit, kur ajo ishte paraqitur në punë.
Sipas policisë, mësohet se ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve.