E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ficxherald: “NATO-ja nuk do të lejojë dhunë në Kosovë”



Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Ficxherald, ka deklaruar në Prishtinë se KFOR-i dhe EULEX-i nuk do të lejojnë dhunën në Kosovë. “KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë siguri në mënyrë që institucionet efikase qeveritare të mund të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve në Kosovë”,- ka thënë admirali Ficxherald gjatë një vizite në Kosovë, bëri të ditur KFOR-i.
Ficxherld theksoi se “viti 2009, në 60-vjetorin e NATO-s, do të mbahet mend për përparimin e bërë dhe si vit i rëndësishëm për Kosovën”. Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Ficxherald, u takua me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe me shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith.

27 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›