Hamarberg: “Në Kosovë respektohen të drejtat e njeriut”
Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Tomas Hamarberg, gjatë një vizite në Prishtinë është shprehur se Këshilli i Europës vlerëson se ligjet dhe Kushtetuta e miratuar në Kosovë respektojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, përfshirë ato të pakicave. Hamarberg po ashtu ka vlerësuar garancitë e ofruara nga ligjet e Kosovës. “Kushtetuta e Kosovës është një akt juridik shumë i avancuar, sidomos përsa i përket garantimit të të drejtave dhe lirive të njeriut”,- ka deklaruar Hamarberg gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi. Nga ana e tij, Krasniqi e informoi zyrtarin europian me hapat që po ndërmerr legjislatura kosovare, duke dhënë garancinë se ligjet që do të miratohen do të jenë në harmoni me ato të vendeve të Bashkimit Europian.
27 Mars 2009