E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët i rikthehen punës në Policinë e Kosovës



Qindra qytetarë serbë në Kosovë kanë shprehur interesin e tyre për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës. Ndërkohë, 300 pjesëtarë të Policisë, të cilët kishin braktisur punën një ditë pas shpalljes së pavarësisë, vazhdojnë të bllokojnë multietnicitetin në këtë institucion, duke bërë që kjo pakicë të mos jetë unike përsa i përket qëndrimit në raport me institucionet e Kosovës. Serbët e interesuar kanë lënë të dhënat e tyre personale në administratën e Policisë, ndërkaq presin vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për hapjen e konkursit të paralajmëruar prej kohësh. Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme është më shumë e interesuar t’i kthejë pjesëtarët serbë, të cilët, të revoltuar me aktin e shpalljes së pavarësisë kanë hequr dorë nga shërbimi në Policinë e Kosovës. Kjo për shkak se arsyet për të cilat ata kanë braktisur punën janë kërcënimet nga politika serbe.

27 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›