Fidel Kastro paralajmëron tërheqjen
• Presidenti kubanes, Fidel Kastro, ka dhënë sinjalet e para publike për tërheqjen e tij nga pushteti."Detyra ime është të mos qëndroj i mbërthyer në pushtet dhe të mos i pengoj rrugën njerëzve më të rinj", thuhet në një letër të shkruar nga vetë Kastro, të cilën e citon televizioni kubanes. 81-vjeçari është prej kohësh i sëmurë rëndë. Në verë të vitit 2006, ai ia kaloi pushtetin vëllait të tij më të ri, Raul Kastros. Në fillim të muajit, megjithëse i sëmurë, Kastro u nominua si kandidat për në parlamentin kubanes. Kastro është kryeministër prej 16 shkurtit 1959. Në mesazhin e Kastros nuk flitet për pasardhësin, për shëndetin e tij, që sipas të dhënave është përkeqësuar shumë kohët e fundit, dhe as për të ardhmen e tij politike. Lideri kuban, është aktualisht kandidat në zgjedhjet e reja. Në rast se nuk do të ishte, atëherë të gjithë gjasat ishin që pasardhësi i tij të jetë i vëllai, Raul. Por është e mundur që edhe pasi ai të zgjidhet si deputet, të tërhiqet nga kandidimi për kryeministër.