Gripi,Shqipëria në rrezik epidemie
• Shqipëria është në prag të një epidemie virozash gripale. Këtë e pranojnë burime të sigurta pranë Institutit të Shëndetit Publik.zirina llambro Ata sqarojnë se 600 persona çdo ditë paraqiten në të gjithë spitalet dhe poliklinikat e vendit për të marrë trajtim mjekësor. Sipas specialistëve të ISHP, numri i të prekurve pritet të rritet akoma më shumë në javët në vijim, ku në spitale parashikohet të trajtohen rreth 1800 persona në ditë. Fluksi më i madh i të sëmurëve është ndjerë këto ditë më së shumti në kryeqytet, ku vetëm në pediatri mbërrijnë çdo ditë rreth 220 fëmijë, ndërsa në urgjencë numri i qytetarëve i ka kapërcyer 50 persona. Fëmijët dhe të moshuarit janë “viktimat” më të shpeshta të gripit, por përjashtim nuk bëjnë edhe persona të tjerë nga të gjitha grupmoshat. ISHP bën me dije si virozat që qarkullojnë janë pothuajse të njëjta me ato të një viti më parë dhe deri tani nuk është zbuluar në qarkullim ndonjë virus i ri me komplikacione të rënda për shëndetin. “Në të gjithë spitalet e vendit këto ditë janë marrë kampione për t’u analizuar nga personat e sëmurë dhe rezultatet përfundimtare do të dalin në fund të dhjetorit. Deri tani nuk kemi dyshime për ndonjë virus të ri”, sqarojnë specialistët, duke shtuar se nuk ka vend për panik në popullatë, pasi kjo situatë e favorizuar nga stina e ftohtë krijohet çdo vit. Por nga ana tjetër, ata dhe mjekët këshillojnë për marrjen e masave për t’u ruajtur nga gripi. Shefi i urgjencës së pediatrisë, Gugash Cerga, nisur edhe nga fluksi i fëmijëve që janë paraqitur këto ditë në këtë spital, jep një sërë këshillash. Ato janë të vlefshme edhe për të rriturit. Cerga insiston në shmangien sa më shumë të antibiotikëve dhe këshillimin me mjekët përpara se ato të përdoren. “E ritheksoj, pasi shumë prej prindërve shqiptare nuk kanë hequr akoma dorë nga mentaliteti i vetëkurimit. Blejnë vetë ilaçe, u japin fëmijëve dhe i përdorin edhe vetë kur sëmuren. Kjo në një kohë kur nuk kanë fare nevojë për to, pasi viroza është e një forme që mund të kalohet edhe me një paracetamol”, sqaron shefi i urgjencës. Sipas tij, në rastet kur të sëmurët kanë temperaturë mund të përdoret paracetamoli si dhe çajrat e nxehtë. Veç tyre këshillohet edhe marrja e sa më shumë vitaminave, qoftë me tableta, qoftë me anë të agrumeve, si portokalli, limoni apo mandarinat. Kusht kryesor mbetet mbrojtja nga i ftohti duke u veshur trashë dhe qëndruar në ambiente të ngrohta.600 persona paraqiten çdo ditë në urgjencë për të marrë asistencë mjekësore për shkak të virozave gripale. Pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë dhe të moshuar.1800 pacientë çdo ditë në urgjencë parashikohet të jetë numri i qytetarëve të prekur nga gripi në javët në vazhdim. gripiSimptomatTemperaturë e lartë, rrufë, ethe, dhimbje koke, dhimbje kyçesh, të vjella, kollë e fortë.TrajtimiPërdorimi i paracetamolit, vitaminës C, çajrave dhe lëngjeve të frutave. Shmangia e antibiotikëve.Si të ruhemiShmangia e kontakteve me persona të sëmurë, evitimi i ambienteve të ftohta, të veshurit trashë por jo në mënyrë të ekzagjeruar.