Promemorie në Asamble për bashkim
• Deputetët socialistë mbështetës të ish-kryetarit Nano do të dorëzojnë sot në kryesinë socialiste promemorien e tyre.Aristir LumeziPromemoria, që radhit një sërë defektesh, gabimesh dhe manipulimesh në PS, kërkon t'i japë drejtuesve të PS-së një mundësi dialogimi para se ata të marrin një vendim i cili mund të jetë edhe krijimi i një force të re politike. Fryma që përshkon këtë promemorie është bashkimi dhe gjithëpërfshirja e të gjitha vlerave të PS-së, duke nisur kjo me legalizimin e mendimit ndryshe në strukturat e saj. Por miratimi i kësaj rezolute, do të kërkojë anulimin e të gjitha vendimeve të marra në kongresin e fundit të PS-së dhe injorimin e rezultatit të zgjedhjeve të brendshme në PS. "I kërkojmë Asamblesë rishikimin e statutit për të garantuar një demokraci gjithëpërfshirëse, mendimin ndryshe, legjitimitet zgjedhor, eliminimin e centralizmit dhe kthimin e pushtetit vendimmarrës në strukturat e gjera të partisë", thuhet në një nga pikat e saj. Sipas tyre, në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan në PS në pranverën e këtij viti, janë vërejtur deformime të mëdha. "Kërkojmë korrigjim organizativ në të gjitha strukturat, ku vendimmarrja zgjedhore është deformuar për shkak të listave fiktive të anëtarësisë dhe proceseve të manipuluara të votimit e numërimit të votave duke përfshirë edhe kongresin e fundit zgjedhor", thuhet në promemorien e deputetëve. Gjithashtu ata kërkojnë rikthim të legjitimitetit të forumeve pranë PS-së, forumit të gruas dhe forumit rinor eurosocialist, por dhe rishikim nga pozita, më transparente marrëdhëniet me aleatët e spektrit të majtë. Në dokumentin e tyre, deputetët socialistë vërejnë defekte të rënda në mënyrën se si po drejtohet PS-ja, duke e konsideruar të rrezikshëm centralizimin e pushtetit të kryetarit të saj. AkuzatDeputetët socialistë që mbështetin promemorien vërejnë me shqetësim se kryetari aktual i PS-së ka përqendruar në duart e tij të gjitha kompetencat vendimmarrëse, por ka gjithashtu edhe një mungesë të frymës opozitare të kreut socialist, për shkak të konfliktit të qenies së tij në pushtet si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ata akuzojnë Edi Ramën se ka ndërtuar marrëdhëniet me partitë aleate mbi bazën e raporteve personale, që nuk janë në favor të PS-së. Por mbi të gjitha ata akuzojnë Ramën për "shtimin e frymës përjashtuese në forumet drejtuese të partisë dhe në grupin e saj parlamentar", për "kufizimin e dukshëm të mendimit ndryshe, me pasojë rritjen e indiferentizmit politik, mungesën e llogaridhënies politike në të gjitha nivelet e drejtimit të PS", por dhe për "korrupsionin zgjedhor dhe organizativ në përgatitjen, menaxhimin dhe rezultatet e kongresit të fundit zgjedhor".PromemorieNjë grup anëtarësh të Asamblesë Kombëtare të PSSH Të shqetësuar për:• mosrespektimin e vlerave që mbartin anëtarësia dhe aktivistët e PS;• përqendrimin e kompetencave dhe të vendimmarrjes vetëm në duart e kryetarit të PS;• mungesën e frymës opozitare të kreut të PS, për shkak të konfliktit të qenies së tij në pushtet si kryetar i Bashkisë së Tiranës;• marrëdhëniet personale jo në favor të PS të kreut aktual me aleatët;• humbjen njëra pas tjetrës të thuajse të të gjitha betejave elektorale të pas 3 korrikut 2005, mbi 100 komuna të humbura në më shumë se 11 qarqe;• rrëzimi i organizuar e në bashkëpunim i shumë bastioneve elektorale të PSSH, ndoshta në këmbim të karriges së kryetarit të Bashkisë, Tiranë;• humbjen e garës presidenciale dhe mungesën e analizës për këtë;• vlerësimet negative për qeverisjen 8-vjeçare të PS;• shtimin e frymës përjashtuese në forumet drejtuese të partisë dhe në grupin e saj parlamentar; kufizimin e dukshëm të mendimit ndryshe, me pasojë rritjen e indiferentizmit politik;• mungesën e llogaridhënies politike në të gjitha nivelet e drejtimit të PS;• korrupsionin zgjedhor dhe organizativ në përgatitjen, menaxhimin dhe rezultatet e kongresit të fundit zgjedhor;Kërkojmë Asamblesë Kombëtare të vendosë për: 1. Rishikimin e statutit për të garantuar një demokraci gjithëpërfshirëse, mendimin ndryshe, legjitimitet zgjedhor, eliminimin e centralizmit dhe kthimin e pushtetit vendimmarrës në strukturat e gjera të partisë;2. korrigjim organizativ në të gjitha strukturat, ku vendimmarrja zgjedhore është deformuar për shkak të listave fiktive të anëtarësisë dhe proceseve të manipuluara të votimit e numërimit të votave, duke përfshirë edhe kongresin e fundit zgjedhor;3. rikthim të legjitimitetit për Forumin e Gruas Socialiste dhe atë Eurosocialist;4. rindërtim parimor dhe transparent të bashkëpunimit me faktorët e tjerë opozitarëBlushi kërkoi ribashkimin e PSIsh-kreu i grupit parlamentar socialist, Ben Blushi, në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare, paraqiti një platformë të ngjashme bashkimi të të gjithë socialistëve dhe largimin e frymës përjashtuese. Por edhe pse pas debatesh të shumta në atë mbledhje dhe adoptimit në platformës së Blushit me një promemorie të vetë asamblesë, asnjë nga pikat e saj nuk u zbatua, përveç turit në të gjithë Shqipërinë të kryetarit Edi Rama.Ndalimi i turit të NanosNano dhe deputetët mbështetës të tij, ndërprenë turin e tyre, pasi përshkuan qytetet kryesore të Shqipërisë, pikërisht për të ndryshuar taktikën e tyre. Pasi artikuluan me socialistët në bashkitë kryesore defektet dhe problemet që ka sot PS-ja, ata vendosën t'i drejtohen me një dokument zyrtar forumeve të PS-së, nga reagimi i së cilës do të varet dhe vazhdimësia e veprimit të tyre brenda ose jashtë PS-së.