E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot debati në OKB, nuk ka asnjë shenjë për kompromis

• Një ditë para debatit në Këshillin e Sigurimit për Kosovën, dy fuqitë e mëdha SHBA dhe Rusia, kanë akuzuar njëra-tjetrën për favorizim të palëve.Analistët, përfshi edhe ambasadorin Ishinger, nuk kanë ndonjë shpresë të madhe për debatin e sotëm në OKB. Seanca e kombeve të bashkuara për Kosovën pritet të zhvillohet sot në orën 19:12 minuta. Për erë të parë, presidentit të Kosovës Sejdiu, i shoqëruar edhe nga kryeministri i mandatuar Thaçi, i është dhënë e drejta e fjalës në OKB. Pala serbe do të përfaqësohet nga kryeministri Koshtunica. "Nuk pres që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të arrijnë një marrëveshje. Nga pikëpamja e anëtarëve të KS-së, situata nuk do të ketë ndryshuar në krahasim me atë në qershor-korrik, kur aty dështoi pakoja e Ahtisarit. Unë do të habitesha nëse do të kishte një marrëveshje për statusin e Kosovës", theksoi dje Ishinger.SHBAZëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Tom Casey mbrojti dje planin Ahtisari për Kosovën. Duke komentuar një propozim të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov për hartimin e një plani të ri paqeje për Kosovën, Kejsi deklaroi se, "Nuk jam i sigurt ç'do të thotë kjo, por mendoj se projekti i paqes për Kosovën është pavarësia e mbikëqyrur sipas planit të Ahtisarit", Pyetjes së gazetarëve, nëse propozimi i Rusisë ka të bëjë me negociatat shtesë për statusin e ardhshëm të Kosovës, Kejsi iu përgjigj duke përsëritur, se "duhet ecur më tej në pajtim me planin e Ahtisarit" dhe se "negociatat e Treshes së Grupit të Kontaktit kanë përfunduar". "Qëndrimi i SHBA-së mbetet i qartë. Besojmë se është e rëndësishme se mund të lëvizim me pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës sipas parimeve që ka paraqitur Ahtisari për pavarësinë e mbikëqyrur".RusiDiametralisht i kundërt është mendimi i Moskës për Kosovën. Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov, ka akuzuar perëndimin se ka detyruar Kosovën të mbajë qëndrim të pa kompromis në lidhje me statusin. "Kjo në fakt ka bllokuar bisedimet", ka thënë Lavrov gjatë një konference në Letoni. Lavrov ka përsëritur qëndrimin e Moskës se planet e BE-së për të dërguar një mision në Kosovë paraqesin shkelje të rezolutës së Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë ultra-nacionalistët serbë, kanë kërkuar vendosjen e bazave ruse në Ballkan, për të balancuar forcën ushtarake. Sipas kreut të partisë, Nikoliq, "nëse tashmë kemi një bazë amerikane në Kosovë, pse të mos kemi një bazë ruse në Serbi?".Embargo e Beogradit në dëm të SerbisëEkspertë të ekonomisë në Kosovë thanë dje se nuk ka asnjë arsye për shqetësim në rast të mbylljes së kufirit të Kosovës nga ana e Serbisë.. Drejtori Ekzekutiv i institutit për Studime të Avancuara në GAP, Shpend Ahmeti, tha se "Humbësit më të mëdhenj nga mbyllja e kufirit potencial do të jenë vetë prodhuesit serbë. Në Kosovë mund të shkaktohet një ndërprerje e zinxhirit furnizues, por kjo vetëm në aspektin afatshkurtër, sepse në aspektin afatgjatë nuk do të kemi kurrfarë problemi."Times": Rusia presion me Iranin për KosovënNjë shkrim i prestigjiozes "Times", e ka cilësuar si presion të Rusisë për SHBA-të, ndihmën e Moskës për Iranin. Gazeta në analizën e saj e lidh të gjithë çështjen me Kosovën. Kumtesa e papritur e Moskës për dërgimin e karburantit bërthamor në Iran paraqet grusht të rëndë ndaj Perëndimit. "Ekzistojnë dyshime se Kremlini po e përdor dërgesën në fjalë si paralajmërim për Perëndimin rreth pavarësisë së Kosovës. Rusia, e cila mbështet dëshirën e Serbisë që ta mbajë Kosovën, dëshiron të dërgojë sinjalin e pagabueshëm se mund të krijojë vështirësi reale në politikën e jashtme nëse nuk dëgjohen shqetësimet e saj".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›