E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 10 raste incidentesh në fushatë

 

FIER - Të tre rrethet e Qarkut Fier kanë regjistruar incidente zgjedhore, që fatmirësisht nuk kanë qenë me pasoja të rënda. Kështu, konfirmohet se simbolet politike kanë qenë ato që kanë shkaktuar përplasje mes simpatizantëve të forcave të ndryshme politike. Rrethi i Fierit mes tre rretheve të qarkut ka qenë ai që ka regjistruar më shumë përplasje militanteske. Palët e përfshira në konflikt janë PD, PS e më pas forcat e tjera politike. Burimet zyrtare të policisë së Fierit pohojnë se ankesa të shumta janë bërë pranë policisë së Fierit prej shtabeve rajonale të partive politike. Zyrtarisht policia e Fierit deklaron se 10 raste ankimimesh janë regjistruar në rrethin e Fierit, 5 në rrethin e Lushnjës dhe dy në rrethin e Mallakastrës. Një rast ishte në fshatin Strum të komunës me të njëjtin emër në rrethin e Fierit janë djegur e grisur simbolet e të dyja forcave politike. Kanë qenë fillimisht flamujt dhe posterët e PS ata që mëngjesin e dy ditëve më parë janë gdhirë të dëmtuar dhe më pas po të njëjtin fat kanë pasur edhe simbolet e PD.         m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›