Topalli: Qeveria mori notën 10
Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli tha gjatë një takimi me gratë në Elbasan se qeveria e koaliconit të djathtë u vlerësua me notën maksimale për reformat që ndërmori. “Nuk ka një qeveri tjetër që për një kohë kaq të shkurtër të ketë investuar kaq shumë. Nuk ka një rast tjetër që të jetë shkruar për të: qeveri kampione në luftën kundër korrupsionit. Një qeveri që ka marrë notën 10 në reformat ekonomike, një qeveri që ka marrë notën 10 një rritjen ekonomike në kohën e një grizë globale financiare, një qeveri e cila ka marrë notën 10 në procesin e integrimit. Shqipëria ka marrë dhjetë gjatë kësaj periudhe. Ashtu si më 28 qershor, ne do të votojmë numrin 10, Partinë Demokratike”, tha Topalli.