Gara për Tiranën, përplasjet PS-PD
Aristir Lumezi / Adi Shkëmbi
Kandidatët e Tiranës janë tashmë në kulmin e fushatës të ndarë në dy blloqe. Dy partitë e mëdha, PS-PD kanë përqendruar të gjitha forcat e tyre në kryeqytet, ku janë munduar të bëjnë një ndarje sa më ballafaquese ndaj kundërshtarit. Ata kanë caktuar kandidatët në njësitë bashkiake, por dhe komunat dhe bashkitë e këtij qarku, duke e kthyer betejën edhe një lloj maxhoritari më të madh, pasi kanë përballë jo vetëm partitë por dhe kandidatët konkretë. Ndarja që dy partitë i kanë bërë listave të tyre, na jep përplasje interesante, pothuaj në të gjitha njësitë vendore. Ndryshe nga ç’premtonte në vetvete sistemi proporcional rajonal, zgjedhësit kanë tashmë numrat e kandidatëve të zonave të tyre me të cilët komunikojnë për hallet dhe shqetësimet. Sistemi premtonte se elektorati do të vendoste mes listës së partive dhe jo individëve, duke e ndarë atë nga sistemi maxhoritar një emëror. Në këto komunikime, nuk mungojnë dhe premtimet individuale, përveç atyre që hedhin kryetarët e partive në turet e tyre në zonat konkrete.
Përplasja
Nëse do të marrim me radhë njësitë bashkiake të Tiranës, ka përballje interesante mes kandidatëve që gjatë fushatës janë të ngarkuar të bindin sa më shumë mbështetës për alternativën e tyre. Në njësitë bashkiake nr.1, 3, 4, Partia Demokratike kandidon me emra të njohur dhe me pushtet si zv/ministri i Financave Florjon Mima, drejtori i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, por dhe emra të tillë si Ilir Rusmajli dhe Tritan Shehu e drejtori i Hipotekës, Arben Qirjako. Socialistët nga ana e tyre i përgjigjen listës së PD-së me ish-ministrin e Mbrojtjes dhe të Rendit, Ilir Gjoni dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare Shpëtim Çami, Bledar Doracaj dhe regjisorin Ilirian Mihali. Në njësitë bashkiake 2,7,10, demokratët kanë caktuar deputeten aktuale Lajla Përnaska, Arben Imamin dhe kryetarin aktual të Njësisë bashkiake 10, Gerti Bogdani. Ndërsa socialistët nga ana e tyre, i përgjigjen kësaj përfaqësie me kreun e listës së tyre për Tiranën, Vasilika Hysin, Besnik Barajn, Enkelejda Shkrelin, Sokol Krajën, Artan Lamen dhe Fatmir Xhafajn. Njësia bashkiake nr.10 është një nga njësitë që socialistët humbën në zgjedhjet vendore të 2007, prandaj duket se kësaj sfide ata i kanë vënë kreun e listës së tyre, por dhe një nga figurat kryesore të PS-së, ish-ministrin e Drejtësisë Fatmir Xhafajn. Edhe në njësitë bashkiake të Tiranës 5 dhe 6 gara premton matje reale forcash. Demokratët kanë vendosur ministrin e Brendshëm, Bujar Nishanin, por dhe ministrin e ri të Punës, Viktor Gumi, zv.ministrin Taulant Bimo dhe Ferdinand Shehun. Socialistët i përgjigjen me dy kandidatura të konsoliduara, ish-ministrin e Jashtëm dhe njeriun e reformave të fundit, Kastriot Islami dhe Sajmir Tahirin, ideatorin e ‘Vullnetarëve’, por dhe të Fondacionit ‘Qemal Stafa’, të cilin e drejton. Grupi socialist vazhdon me Abdyl Sarjen dhe Diana Ndrenikën. Interesante duket gara dhe në njësitë vendore 8 dhe 9 në Tiranë. Demokratët përballen me kryetarin e ri të PD-së Tiranë në zonën e tiranasve të vjetër, Aldo Bumçi, por dhe me ministren e Integrimit Majlinda Bregu dhe sportistin e njohur të Tiranës, Indrit Fortuzi. Socialistët sfidojnë me nënkryetarin e bashkisë Tiranë, Eduart Shalsi, njeriun më aktiv në këtë institucion, por dhe me aktivisten e njohur Elisa Spiropali. Njësia 11 do të jetë sfida e socialistëve për t’ia marrë PD-së. Socialistët përfaqësohen këtu me Namik Doklen dhe Naim Asllanin, të cilët i njohin mirë komunitetet e zonës. Ndërsa PD me Aldo Bumçin dhe zv/ministrin e Punës, Kastriot Sulko.
Platforma
PD PS
Njësia 1 Florjon Mima Ilir Gjoni
Gjergj Bojaxhi Shpëtim Çami
Njësia 2 Lajla Përnaska Vasilika Hysi
Besnik Baraj
Enkelejda Shkreli
Artan Lame
Fatmir Xhafaj
Njësia 3 Tritan Shehu Ilir Gjoni
Shpëtim Çami
Njësia 4 Ilir Rusmali Ilir Gjoni
Arben Qirjako Shpëtim Çami
Bledar Doracaj
Njësia 5 Viktor Gumi Kastriot Islami
Taulant Bino Sajmir Tahiri
Njësia 6 Bujar Nishani Sajmir Tahiri
Abdyl Sarja
Diana Ndrenika
Njësia 7 Arben Imami Vasilika Hysi
Besnik Baraj
Enkelejda Shkreli
Sokol Kraja
Artan Lame
Fatmir Xhafaj
Njësia 8 Aldo Bumçi Eduart Shalësi
Gerta Lubonja
Bledar Çuçi
Elisa Spiropali
Njësia 9 Majlinda Bregu Eduart Shalësi
Indrit Fortuzi Gerta Lubonja
Bledar Çuçi
Elisa Spiropali
Njësia 10 Gert Bogdani Vasilika Hysi
Besnik Baraj
Enkelejda Shkreli
Sokol Kraja
Artan Lame
Fatmir Xhafaj
Njësia 11 Aldo Bumçi Namik Dokle
Kastriot Sulko Naim Asllani
Vorë Bujar Nishani Auron Tare
Artan Gaçi
Dajt Gent Strazimiri Xhemal Qefalia
Mehmet Hasalami
Paskuqan Myqerem Tafaj Xhemal Qefalia
Mehmet Hasalami
Rrogozhinë Luan Skuqi Dashamir Peza
Andis Harasani
Kavajë Galip Ramadhi Dashamir Peza
Arta Sakja Andis Harasani