Kacani zgjidhet kryerektor Pollo: Ka problem me gradat
Për 1 vit, Jorgaq Kacani do të jetë kreu i konferencës së rektorëve të universiteteve publike dhe private në vend.
zirina llambro
Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës është zgjedhur dje në këtë post me shumicë votash. Për herë të parë pas zgjedhjeve të drejtuesve të rinj në universitete, ministri i Arsimit dhe Shkencës mblodhi konferencën me përfaqësues rektorë të 12 universiteteve publike dhe 19 universiteteve private. Gjatë takimit nuk munguan edhe kritikat e ministrit për stafin akademik. “Është detyrë e drejtuesve që të shfrytëzojnë maksimalisht stafin akademik, në mënyrë që ato orë që janë të normuara, të zhvillohen në auditor dhe të mos kemi raste të neglizhimit, të lënies bosh të auditorëve, të kryerjes së punëve private, ndërkohë që merret rroga e shtetit dhe nuk bëhet puna e tij. Të tilla raste ne kemi”, tha Pollo. Ai shtoi se cilësia e gradave shkencore të personelit akademik është një çështje shumë e rëndësishme. “Ka patur përvoja problematike me gradat dhe kjo gjendje na ka çuar në dy vendime të Këshillit të Ministrave, të cilat specifikojnë procedura dhe kritere të reja për marrjen e gradave dhe titujve shkencorë. Për thelbin e tyre nuk mund të diskutojmë më, pasi kjo është një çështje e mbyllur”, nënvizoi ministri. Pollo hodhi poshtë akuzat për bllokim apo shkelje të autonomisë, duke thumbetuar madje drejtuesit që kanë bërë akuza të tilla. “Është shumë e kollajshme të bësh populistin, siç bën ndonjëherë opozita, por dhe ndonjë zë nga arsimi i lartë, që flasin në mënyrë të gënjeshtërt për bllokim. Faktikisht nuk ka bllokim, por ka një standard të ngritur, të cilin duhet ta përballojmë, jo vetëm duke thënë që është standardi më i lartë, por duke i dhënë gjithë ndihmën e duhur doktorantëve”, tha Pollo.
Fondi i ekselencës është një nga këto ndihma, por më tej u takon universiteteve të bëjnë pjesën tjetër, në mënyrë që titulli doktor në të gjitha rastet të jetë merituar dhe të mos ketë më vend anekdota për x apo y, në biseda private. Ministri kërkoi gjithashtu bashkëpunim dhe partneritet me universitetet, duke e cilësuar takimin e djeshëm si një ditë mjaft të rëndësishme. “Mbledhja e konferencës do të shërbejë si një forum me të gjithë drejtuesit e universiteteve tona për të diskutuar përvojat, për t’i shkëmbyer ato, për të përfituar zgjedhjet më të mira, për të gjitha sfidat me të cilat do të përballemi, si dhe për të vendosur një dialog konstruktiv, sistematik, jo vetëm me MASH, por edhe me çdo partner tjetër të vlefshëm dhe të dobishëm për ju”, u shpreh ministri.