E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fier. 32 milionë lekë për shkollat

06/02/2005  Do të rregullohen shkollat në të gjithë Qarkun

FIER – Rreth 32 milionë lekë investime miratohen për shkollat e rrënuara të Fierit. Buxheti i shtetit ka miratuar një fond prej 32 milionë lekësh (të reja) për rikonstruksionin e shkollave të qytetit të Fierit, të cilat janë gati pa funksion. Këto lekë nuk do të menaxhohen më nga Drejtoria rajonale e arsimit, por janë kaluar në kompetencë të Këshillit të Qarkut.

Fondi prej 32 milionë lekë do të përdoret për rikonstruksion dhe riparime dhe 11 milionë për pajisjen me mjete mësimore, në një kohë që Ministria e Arsimit ka të drejtë të sugjerojë institucionet mësimore më problematike.

”Për këtë vit, Ministria e Arsimit i ka sugjeruar Këshillit të Qarkut shkollat Rreth-Libofshë, Mbrostar-Ura, Kashishtë dhe në rrethin e Lushnjës shkolla e Grabianit, në Mallakastër ajo e Kutës etj.”, ka bërë të ditur drejtorja e Drejtorisë së Arsimit Fier, Siçiljana Lisi. Kuptohet që nevojat për rikonstruksion janë edhe më të shumta, por këto shkolla janë futur në emergjencën e këtij viti”, shprehet Lisi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›