"Hapet rruga, vonohet shpërndarja e ndihmave
06/02/2005 Kreu i Qarkut të Beratit, këkron përgjegjshmëri nga kryekomunarët
SKRAPAR – Kryetari i Këshillit të Ëarkut të Beratit, i tërheq vëmendjen të zgjedhurve lokalë, të mos abuzojnë me shpërndarjen e ndihmave.
Pas 8 ditësh punë në një gjatësi rruge prej 9 kilometra, dje, rreth orës 13.00, komuna e Gjerbësit ka dalë nga izolimi i krijuar nga shtresa e lartë e dëborës. Dje në këtë komunë ka mbërritur së bashku me grupin e emergjencës edhe kryetari i Qarkut, Pelivan Shatri, i cili ka biseduar me banorët për ndihmën dhe nevojat që u janë krijuar për 15 ditë që kanë qenë të izoluar nga dëbora e rënë ditë më parë dhe vazhdojnë të jenë ende pa energji elektrike po prej 15 ditësh.
Pas kësaj vizite, kreu i Këshillit të Qarkut, Shatri, tha për gazetën “Metropol” se u deshën mbi 8 ditë punë për të hapur rrugën e gjatë 9 km nga fshati Radësh, në qafën e Devris, ku dhe bora kishtë arritur trashësinë mbi 1.7 metër deri në qendrën e komunës. Hapja e rrugëve, sipas kreut të Qarkut, ka marrë një fond të konsiderueshëm, i cili do të paguhet nga të ardhurat e emergjencës që siguron Qarku.
Kjo rrugë bëri të mundur edhe komunikimin edhe për komunën e Leshnjes, Zhepës dhe po dje rruga u hap edhe për komunën Potom e Çepan, tha për gazetën kreu i Qarkut. Sipas tij, tani banorët e këtyre zonave presin ndihmat e akorduara nga shteti, por sipas banorëve në zona nuk ndihet nevoja vetëm për ndihma ushqimore, por edhe për ndihma për ilaçe dhe energji elektrike.
Kreu i Qarkut nuk ka ngurruar që të derdhi një sërë kritikash të ashpra për punën e dobët që po bën pushteti vendor i vet komunës, për të ndihmuar banorët e saj edhe në organizimin e vogël të punës në komunë.
“Kur ende rruga ishte e pahapur nuk pushonin ankesat e krerëve të komunave për emergjencen e krijuar dhe se ne (Këshilli i Qarkut) po vononte organizimin e punës për hapjen e rrugës, ndërsa tani janë vetë këta kryetarë dhe shtabi i emergjencës, i cili po vonon shpërndarjen e ndihmave për në familjet në nevojë. Madje, nuk dua të akuzojë, por tërheq vëmendjen e krerëve të pushtetit vendor, të cilët të mos përfliten për ndihmat, por ato të shkojnë në destinacionin, në familjet që kanë vërtet nevojë që në këtë rast nuk janë të pakëta”.