Rriten temperaturat, përimirësohet situata
06/02/2005 Shtabi i Emergjencës së Prefekturës, bënë të ditur gjendjen
SHKODËR - Situata në Qarkun e Shkodrës ka ardhur duke u përmirësuar. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së temperaturës dhe mosrënies së dëborës në shumë zona. Megjithatë përsëri paraqitet një situatë të vështirë në disa komuna të Qarkut, ku duhen përmendur akset rrugore të komunave Shalë, Shosh të rrethit Shkodër; Tamarë-Vermosh në Malësi të Madhe; Fushë–Arrëz – Iballë në Pukë, që janë të bllokuara akoma.
Informacionin më të zgjeruar për gazetën “Metropol” ka dhënë dje, shefi i informacionit pranë Shtabit të Emergjencës në Prefekturën e Shkodrës, Pëllumb Dani.
Ka përparime në zhbllokimin e rrugëve?
Sipas të dhënave të fundit, mund t’ju informoj se rrugët nacionale janë të hapura e po kështu rrugët rurale të shumë komunave veriore, por ato janë të kalueshme me vështirësi dhe janë dhënë udhëzimet nga policia që shoferët duhet të ecin me kujdes dhe me zinxhir. Akset rrugore në Shalë e Shosh janë të bllokuara. Aty po punohet vazhdimisht me dy fadroma të marra me qira nga komuna. Në Tamarë janë hapur 15 km rrugë, por si pasojë e dëborës që bie vazhdimisht dhe erërave të forta që sjellin dëborë nga malet po punohet pa ndërprerje në atë zonë me mjetet e marra me qira. Ndërsa në aksin rrugor Tamarë-Vermosh po punon pa ndërprerje ushtria.
A janë shpërndarë ndihmat e akorduara nga Qeveria?
Pothuajse në të gjitha qëndrat e komunave kanë mbërritur këto ndihma. Bën përjashtim komuna Shalë, ku kanë mbetur pa u dërguar 3.5 tonë ndihma në pamundësi qarkullimi me mjete tokësore. Tani është duke u parë mundësia e dërgimit të tyre me helikopter. Duhet thënë se Ministria e Mbrojtjes nuk e ka kursyer ndihmën me helikopter, ku mund të numërojmë rreth 13 fluturime, 8 prej tyre janë bërë për dërgimin e ndihmave dhe 5 për dërgimin e të sëmurëve nga zonat e bllokuara drejt spitaleve të Shkodrës dhe të Tiranës.
Si po operohet për shpërndarjen e ndihmave nga komunat në drejtim të familjarëve?
Fillimisht, dua të them se i kemi bërë të ditur përfaqësuesve vendorë që të mos i përdorin ndihmat për qëllime politike. Nga mediat televizive kam vënë re se është keqinterpretuar shpërndarja e ndihmave. Fillimisht duhen evidentuar familjet në nevojë të këtyre komunave dhe pastaj të bëhet plan shpërndarja sipas nevojtarëve. Ndërkohë, burime pranë komunave në emergjencë bëjnë të ditur se përsëri ndonjë kryetar komune të zonave të bllokuara nuk gjendet në krye të detyrës, edhe pas kritikës që iu bëri atyre nëpërmjet mediave, prefekti Hasanaj.