E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gati prishja e 55 objekteve në Grabian

06/02/2005  Rikthehet prishja e ndërtimeve pa leje

FIER - Nis aksioni i policisë ndërtimore në Grabian të Lushnjës. Të hënën do të fillojë aksioni i policisë ndërtimore të Fierit për prishjen e shumë objekteve të jashtëligjshme ndërtuar në komunën e Grabianit në Lushnjë. Aksioni do të drejtohet nga vetë kreu i policisë ndërtimore në Fier, Sabaudin Alliaj, në bashkëpunim me policinë e rendit dhe atë bashkiake komunare. Ky aksion do të vijë sipas planit të miratuar në komunën e Grabianit të Lushnjës. Lista e ndërtimeve pa leje në këtë komunë kap shifrën e 55 ndërtimeve, të cilat përfshijnë mure rrethuese, lokale, objekte. Gjithçka ka marrë edhe anën përfundimtare ligjore nga ana e këshillit të kësaj komune. Në ditët në vazhdim policia ndërtimore e Qarkut Fier ka pasur si objektiv të prishë edhe rreth 84 ndërtime të tjera në rrethin e Fierit. Nga të 4 rajonet e rrethit është bërë edhe evidentimi i këtyre ndërtimeve që përfshijnë njësi tregtimi, mure rrethuese si dhe garazhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›