Historiku 167-vjeçar i Karnavaleve
06/02/2005 Njerëz të talentuar, organizatorët e lojërave
Karnavalet e Shkodrës kanë filluar të organizohen 167 vjet më parë në këtë qytet dhe shërbenin jo vetëm të sillnin gëzim dhe humor me anë të veprimeve, veshjeve e maskimeve të tyre, por edhe të vinin në dukje dhe të kritikonin anët e errëta të shoqërisë dhe të drejtimit të vendit. Karnavalet e Shkodrës organizoheshin një ditë para kreshmeve. Organizatorët e festës ishin kryesisht njerëz të talentuar të dalë nga shtresat e zanatçinjve të qytetit. Pjesëmarrësit vinin maska dhe visheshin me kostume popullore të krahinave të ndryshme. Maskat e llojeve nga më të ndryshmet silleshin nga Italia prej tregtarëve shkodranë. Gaztorëve u printe Luçiferri (Satanai), i ndjekur nga maskat e djajve të tjerë.
Një kukull e stërmadhe e vënë mbi një gomar paraqiste karnavalin e madh.
Në mes të këngëve e valleve bejtexhinjtë rreshtonin bejtet e tyre të bukura që bënin të qeshte publikun që i ndiqte. Bejtet jo vetëm bënin për të qeshur, por kritikonin edhe veset e të metat e shoqërisë. Qytetarët që i ndiqnin me ëndje të madhe karnavalet i shoqëronin ata edhe me pije dhe ushqime të ndryshme. Pas kësaj hareje që zgjaste gjithë ditën, në mbrëmje karnavali i madh dërgohej në shesh dhe mes këngëve, valleve e bejteve digjej me ceremoni si simbol i së keqes. Këto karnavale vazhduan deri më 1940, ku pati një shkëputje si pasojë e luftës. Pas një ndërprerjeje disavjeçare ato filluan përsëri më 1956, por si pasojë e sistemit në fuqi karnavalet morën një karakter politik. Me kalim e viteve vlera e tyre erdhi duke rënë, derisa shkoi në harresë.
Me fillimin e viteve të demokracisë shoqata “Ilirikum”, 7 vjet më parë u bë iniciatore dhe vazhdon ta mbajë gjallë këtë festë tradicionale, jo vetëm shkodrane, por edhe kombëtare.