Fier, 500 familje jetojnë të rrethuara nga mbetjet urbane
Rreth 500 familje të lagjes periferike Çeligradë të qytetit të Fierit jetojnë të izoluara nga tonelata të tëra me mbetje urbane. Më shumë se 2000 banorë të kësaj zone kërkojnë ndërhyrje urgjente nga rajoni nr.3 i Bashkisë së Fierit, por deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata ankohen se as dritaret dhe as dyert e shtëpive nuk mund t‘i hapin për shkak se gazrat që këto mbetje urbane çlirojnë në natyrë, janë të padurueshëm dhe në shumë raste kanë bërë që banorët të sëmuren.
Lagja Çeligradë është një nga lagjet më të vjetra të Fierit. Ajo ndodhet në pjesën veriore të qytetit dhe lidhet me këtë të fundit nëpërmjet rrugës kryesore që të shpie për në fshatin Grecalli. Nga të gjitha drejtimet, lagjja në fjalë është e rrethuar nga mbetjet urbane dhe inerte që makinat e ndërmarrjes së pastrimit i marrin nëpër qytet dhe i depozitojnë në këtë vend.
Ndotja ka arritur deri në rrugën automobilistike, duke u shkaktuar probleme edhe drejtuesve të mjeteve. Sipas banorëve, ndotja është në këto nivele shqetësuese prej katër vjetësh, kur fusha e mbetjeve urbane e qytetit nisi të zgjerohej.
Disa nga banorët tregojnë se janë ankuar dhjetëra herë pranë rajonit nr.3 të bashkisë, që administron territorin e tyre, por përveç premtimeve, asgjë nuk kanë marrë.
Edhe zyrtarët e kësaj njësie vendore e pranojnë se gjendja është e rëndë, por shpjegojnë se kanë nisur punën për hartimin e një projekti, zbatimi i të cilit do t‘i japë fund kësaj situate. Por zyrtarët e bashkisë thonë se projekti është ende duke u hartuar dhe do të duhet kohë deri në miratimin, financimin dhe më pas zbatimin e tij. Deri atëherë, 500 familjet e lagjes periferike do të duhet të jetojnë mes plehrave.
M.Troka