Fier, 80% e banorëve në zonat naftëtare me fenole në gjak
Mjeku Kliti Stoja: Rastet me sëmundje profesionale në shtim. Mundohemi t’i trajtojmë, por ndotja vret
Fier-Të sëmurë nga puna që bëjnë, nga ambienti i tejndotur dhe të patrajtuar qoftë nga ana mjekësore dhe qoftë ekonomike. Sëmundjet profesionale janë kthyer në një makth për fierakët. Shkallae lartë e ndotjes, tej normave të lejuara ka bërë që edhe sëmundshmëria të rritet, duke kapur shifra alarmante. Më tepër të ekspozuara janë zonat naftëmbajtëse, të cilat paraqesin rrezik, jo vetëm për punonjësit që janë pjesë aktive e kompanive, por edhe për fermerët dhe komunitetin e gjerë. Në regjistrat mjekësore numërohen rreth 280 punëtorë të naftës, në Sheqishte, Marinëz, Patos etj. Ndërkaq më shumë se 80 % e zonave të populluara pranë vend nxjerrjes së arit të zi janë të prekur nga mbetjet fenole në gjak. Sipas mjekëve, kjo kategori paraqet nivele tepër të larta të karbonit në gjak dhe si zona të nxehta ata veçojnë fshatin Zharrëz dhe Belinë. Qindra banorë të këtyre zonave janë shtruar disa herë në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore dhe për të parë shkallën e avancimit të sëmundjes. Shumë prej tyre i janë drejtuar po aq herë Tiranës, ish- pavijonit të sëmundjeve profesionale, ku kanë qenë të shtruar disa herë.
***
“Kemi kohë që vuajmë si familje. Kam dy fëmijët dhe time shoqe dhe jemi të gjithë me karbon në gjak”. Kështu e nis rrëfimin e tij Nazif Rama, banor i fshatit Belinë. Ai tregon se si të mos mjaftonin problemet dhe hallet e përditshme, iu duhet të përballen edhe me këtë sëmundje që e kanë peshqesh nga vendi ku banojnë. «Kam shtruar disaherë vajzën 8-vjeçe, pasi sa vjen dhe bëhet më rëndë për shkak të lindjes me këtë sëmundje. Por nuk jemi vetëm ne. Si familja jonë vijnë shumë në spital, që qëndrojnë të shtruar me ditë të tëra», - thotë ai. Një tjetër banor i zonës, Rexhep Sina, shprehet se askush nuk i trajton sipas rregullit të vendosur për zonat e ndotura.
«Në ambulancë nuk na kanë trajtuar si duhet. Neve kemi pasur shumë herë komplikacione dhe vetëm kur ndihemi shumë keq drejtohemi për në spital»,- thotë ai. Sipas tij, nëse do të kontrolloheshin rregullisht shëndeti i tyre nuk do të ishte në këtë gradë. Shumë prej banorëve ankohen edhe për sëmundjet kancerogjene, pasi sipas tyre vitet e fundit ka pasur shumë të prekur nga tumoret. “Nuk e dimë kutë
ankohemi, sepse na thonë se kjo gjendje është gjithandej dhe se ndotjes nuk i bëhet dot asgjë”,- përfundon ai. Kristaq Kola, 55-vjeç, pranon me dhimbje se nuk kanë tjetër rrugë veçse t’i nënshtrohen fatit të keq që i ka zënë.
***
Alarmin e rritjes së nivelit të sëmundjeve, si pasojë e ndotjes e japin edhe bluzat e bardha. Herë pas here mjekët e spitalit rajonal të Fieritkanë kërkuar rehabilitimin ekëtyre zonave, por zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhët, duke e lënë gjendjen në mëshirë të fatit. Mjeku toksikolog Kilo Stoja, lidhur me situatën në zonatnaftëmbajtëse shprehet tepër i shqetësuar. “Paralelisht me patologjitë profesionale që vërehen tek shumë punonjës të naftës, si intoksikacionet, apo fenolet dhe probleme të tjera rrjedhojë e kësaj natyre, vijnë edhe tek banorët e zonave të rrethit të Fierit”,- thotë ai. Ai thotë se janë munduar t’i trajtojnë profesionalisht, por pranon se ndotja vret dhe kjo është e vazhdueshme. “Pjesa më e madhe e të prekurve janë me mbetje fenole më tepër se normalja”- thotë Stoja.