Hapa të vegjël të diplomacisë ndërkombëtare në Myanmar
Dje militarët në fuqi kanë shoqëruar diplomatë të ndryshëm në zonat e deltës, njëra prej të cilave është me e shkatërruara nga cikloni Nargis. Perëndimi vazhdon të bëjë presion mbi mbërritjen e militarëve birmanë derisa të lejojnë ardhjen e ndihmës së të huajve për të ndihmuar popullsinë të goditur nga rrufeja tropikale.
Gjeneralët birmanë thonë se kanë në dorë situatën por sipas komisarit evropian për ndihmat humanitare ka rreth dy milionë e gjysmë pa çati që i kanë të domosdoshme kurat urgjente për të evituar një katastrofë humanitare.
"Po presim që të shkarkojmë ndihmat -bën të ditur komandanti i Mistrait, anija e marinës kombëtare franceze të bllokuar në bregun e ish-Birmanisë- shkatërrimi është shumë i madh, nuk ka kohë duhet të ndihmojmë ata njerëz". Nëse grupi militar nuk dorëzohet, në Mianmar peshon kërcënimi i braktisjes.
Në këtë fundjavë një grup i parë me mbi 100 mjekë aziatikë po arrin në vend për t'u ardhur në ndihmë banorëve. Por kjo nuk mjafton pas 133 mijë persona të vdekur nga cikloni Nargis, mijëra të tjerë rrezikojnë të vdesin nga sëmundjet dhe nga uria.