E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani përshëndetet me drejtuesit e policisë: Ju jeni distancuar tashmë nga ndikimet politike

Share

Një ditë pasi Bujar Nishani u përshëndet me drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, ai takoi edhe drejtuesit e Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së shkurtër që mbajti përpara tyre, Nishani tha se policia është shkëputur nga ndikimi politik dhe ka vendosur standard për proceset zgjedhore. Dua tju shpreh mirënjohjen për standardin që keni vendosur në proceset zgjedhore. Ka qenë një standard që e keni rivendosur dhe do përmirësohet edhe më shumë, që ka të bëjë me nivelin e demokracisë. Dhe standardi që policia ka vendosur sot si krejtësisht e distancuar nga ndikimet politike, është vlerësim që ju ka ardhur nga qytetarët. Unë sot jam i priviligjuar si i zgjedhur në postin më të lartë të shtetit dhe besoj në integritetin tuaj, në pozicionin që keni ju dhe gjithë kolegët tuaj. Integriteti duhet tju karakterizojë se do ju ndihmojë në arritjen e sukseseve. Sukseset tuaja kanë qenë pjesë e sukseseve të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme. Unë besoj se sa më shumë ta lartësoni ju figurën tuaj, të veprimit me profesionalizëm, aq më shumë do e merrni vlerësimin nga qytetarët, tha Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›