E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoba dhe burg për 7 ushtarakët dezertor

25/12/2008  Prishën kontratën

BERAT- Në paraditen e djeshme kanë qenë disa seanca gjyqësore njëra pas tjetrës, të cilat kanë përfunduar me dënimin me burg dhe gjoba për ushtarët dezertorë, si dhe për ushtarët që thyejnë lejen ushtarake. Burime zyrtare nga Gjykata e Faktit Berat që i referohen lajmit bëjnë me dije se togat e zeza kanë pasur një ditë të ngjeshur me seancë gjyqësore për gjykimin e shtatë ushtarakëve, të cilët janë të akuzuar se kanë dezertuar nga radhët e ushtrisë si dhe të tjerë ushtarë që ka thyer lejen e dhënë nga komanda. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Nazmi Troka në seancën e djeshme të radhës dhe të fundit ka dhënë dënimin me burg dhe me gjoba për shtatë ushtarakë të repartit ushtarak komando Poshnje, të cilët janë të akuzuar për dezertim nga detyra ushtarake, si dhe thyerje të disiplinës ushtarake, akuzë kjo e bazuar në nenin 33/1 të Kodit Ushtarak. Dezertimi për të cilën ushtarakët morën dënimin kanë ndodhur në harkun kohor prej dy muajve. Sipas denoncimit që ka bërë reparti ushtarak i komandës Poshnje janë tre ushtarakë, të cilët kanë dezertuar nga radhët e ushtrisë, kanë thyer lejen disiplinore ushtarake kur kanë shkuar pranë familjeve të tyre. Vlen të përmendet se muajt e fundit dhjetëra ushtarak për arsye ende të paqarta vazhdojnë të dezertojnë nga radhët e ushtrisë në një kohë që janë më kontratë pagese trevjeçare, ndonëse ende nuk dihen qartë arsyet pse ushtarakët në masivitet dezertojnë radhët e ushtrisë me pagesë. Mendohet se një shkak është dhe paga e ulët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›