“Rama bën politika diskriminuese”
Kandidatët e PD-së në Qarkun e Tiranës, Majlinda Bregu, Jorida Tabaku, Florjon Mima dhe Indrit Fortuzi kanë zhvilluar një takim me biznesmenë pranë stacionit të trenit. Duke iu referuar kushteve të tregut, Bregu tha se ky treg është lënë në harresë nga bashkia dhe kushtet në të cilat ushtrohet aktiviteti i biznesit janë të papranueshme për standardet e një Shqipërie në zhvillim në çdo cep të saj. “Duhet të ndalojmë politikat diskriminuese të Edi Ramës ndaj biznesit, i cili për hir të interesave të ngushta klienteliste, bën avokatin e karteleve të mëdha të ndërtimit, ku ka edhe përfitimet e tij të dyshimta”, tha kandidatja e PD, Majlinda Bregu që siguroi tregtarët se qeveria ka mbrojtur dhe do të vazhdojë të mbrojë biznesin e vogël në vend, nëpërmjet reduktimit të taksave dhe krijimit të hapësirave të konsiderueshme për zhvillimin e tij.