E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pronat, në mandatin e dytë”

 

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha dje në Elbasan se kjo forcë politike do të kërkojë zgjidhjen e çështjes së kthimit të pronave në mandatin e dytë. “Ne do të përfaqësojmë dhe mbrojmë me bindje interesat e familjeve shqiptare, pasi për ne familja është elementi bazë i shoqërisë. Gjithashtu, Partia Republikane do të kërkojë me insistim zgjidhjen e çështjes së pronës, gjatë mandatit të dytë qeverisës. Kjo është një çështje e së drejtës, e cila duhet të zgjidhet përfundimisht, pasi kjo gjë do të çonte në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, gjithashtu nëse duam të jemi evropianë të denjë”, nënvizoi kreu republikan. Ndërsa ministrja Anila Godo theksoi se “PR ka një dhënë një kontribut të pamohueshëm në zhvillimin dhe forcimin e demokracisë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›