E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritje ekonomike në Turqi

Instituti Kombëtar i Statistikave njoftoi sot se ekonomia turke regjistroi një rritje me gjashtë për qind gjatë tremujorit të katërt 2009, por regjistroi një rënie me 4,7 për qind në gjithë vitin e kaluar.

Rënia ekonomike me 4,7 për qind është më mirë nga sa pritej nga qeveria turke që kishte parashikuar një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto me gjashtë për qind.

Shifrat për tremujorin e katërt 2009 janë më të larta se ato të parashikuara nga tregjet që njoftuan një rritje me katër për qind. Ekonomia turke, ekonomia e 17 botërore filloi të pësojë rënie në 2008 dhe pësoi një ulje me 6,2 për qind gjatë tremujorin e fundit të 2008, ulja e parë që prej 27 tremujorëve, para hyrjes zyrtarisht në recesion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›